8.4 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Llatas del para gjyqit për fshehje tatimi

Më të lexuarat

Gazetari kontraverz Dragan Pavlloviq – Llatas do të paraqitet në gjykatë si i akuzuar në lëndën ”Total” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai është i dyshuar për fshehje tatimi. Seanca paraprake u shty pasi që gjykata konstatoi se nuk ishin respektuar kushtet ligjore për mbajtjen e diskutimit sepse nuk kishte përfaqësues ligjor për kompanitë ”Total marketing” dhe ”Mediamaks”.

Llatas akuzohet se në periudhën 2008-2015, së bashku me persona tjerë juridik, me qëllim që t’u ikë pagesës së tatimeve, kanë dorëzuar të dhëna të rrejshme në raportet tatimore.

Me këtë rast, buxheti i shtetit është dëmtuar për 121 mijë euro nga personat juridik, kurse nga vetë i dyshuari, buxheti është dëmtuar për 63 mijë euro.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit