14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Të burgosurit “e penduar të DEASH-it” në burgjet austriake

Më të lexuarat

VJENË (AA) – AŞKIN KIYAĞAN

Kryetari i Zyrtarëve Fetarë të Burgjeve në Austri, Ramazan Demir, theksoi se rreth 300 të rinj nga Austria kanë vajtur në Siri dhe Irak për t’iu bashkuar organziatës terroriste DEASH dhe se një pjesë e madhe e tyre të rikthyer pasi kanë parë fytyrën e vërtetë të organziatës tani ndihen të penduar.

Për Anadolu Agency (AA), Demir shpejgoi se për shtatë vite ka ofruar shërbime fetare për rreth 2.044 mulimanë në burgjet e vendit dhe se ai vetë personalisht ka kryer takime me shumë persona të cilët gjatë kësaj kohe kanë ushqyer simpati ndaj formacioneve radikale ose që kanë qenë vetë anëtarë të tyre.

Në një libër që ka bërë duke përpiluar takimet dhe bisedat përgjatë pesë viteve, Demir ka vënë në dukje se shumë të rinj kanë errësuar jetën e tyre duke iu bashkuar DEASH-it, të cilën ai e quan organizatë çnjerëzore. Ai thekson se qëllimi i librit është që t’ua tregojë të vërtetat të rinjve që ushqejnë sipmpati për DEASH-in dhe formacionet e ngjashme, si dhe t’u tregojë jomuslimanëve se terrorizmi nuk ka asnjë lidhje me Islamin.

Demir bën të ditur se interesi për grupet pro-ekstremiste është rritur veçanërisht në luftën civile të Sirisë dhe ka shpjeguar se në pesë vitet e fundit ka gjetur mundësinë të flasë me më shumë se 100 persona të cilët kanë hyrë dhe kanë dalë nga burgjet për retorikë radikale.

Ndër të tjera, Demir shton se me fillimin e luftës civile në Siri, rreth 300 persona nga Austria janë larguar për t’iu bashkuar DEASH-it, nga të cilët 140 kanë humbur jetën, ndërsa 40-50 autriakë të tjerë ndodhen ende në Siri dhe Irak.

Sipas tij, në pesë vitet e fundit, mbi 100 persona kanë shkuar dhe janë kthyer nga Siria, ndërsa disa të tjerë janë kapur në kufirin Turqi-Siri, duke u dërguar më pas në Austri.

“Aktualisht ndodhen 67 të arrestuar për shkak të DEASH-it, nga të cilët 20 janë të arrestuar për pjesëmarrje në DEASH ose janë ndaluar në kufi. Gjithashtu, rreth 100 të tjerë janë ata që në këto pesë vite janë liruar pasi janë arrestuar dhe kanë vuajtur dënimin me burg”, shprehet Demir.

Të rinjtë që vijnë nga i njëjti rreth shoqëror, nuk kanë njohuri për Islamin

Demir tha se të rinjtë që i përkasin këtij rrethi shoqëror pothuajse nuk kanë asnjë informacion rreth islamit dhe se ato kanë problem me identitetin dhe përkatësinë.

“Dëshiroj të jap shembull nga një person i cili nga Vjena ka vajtur në Siri. Ky i ri në moshën 18-vjeçare kishte humbur babain, ndërsa nëna jetonte me motrat dhe ky shoqërohej me persona të papunë të përfshirë në krime. Më pas, ai filloi të merrte pjesë në takime të mbajtura nga një simpatizant i DEASH-it i cili është interesuar dhe ka ndarë kohë për këtë të ri 18-vjeçar, duke i rekomanduar pjesëmarrje në DEASH dhe madje duke i ofruar edhe para”, tregon Demir.

“Personi që bënte propagandë për DEASH-in u premton të rinjve parajsën edhe në këtë botë, edhe në botën tjetër. Ai i mashtron këta të rinj që nuk kanë ide për Islamin, duke thënë se të gjitha pasuritë në rajonet e kontrolluara nga DEASH-i po presin që njerëzit t’i bashkohen luftës dhe se do të shkojnë si ‘dëshmorë’ në parajsë nëse vdesin”

“Nga turpi mendon të vetëvritet”

Më tej, ai theksoi se 18-vjeçari është penduar pasi ka parë të gjitha të këqijat që DEASH-i ka kryer dhe se ai është kthyer në Austri.

“Ky person, i cili aktualisht është 21 vjeç dhe ndodhet në burg, është shumë i penduar për gjërat e bëra. Gjithashtu, shumë të rinj të liruar pas një periudhe që kanë qëndruar në burg për shkak të pjesëmarrjes së tyre në DEASH janë penduar dhe ndihen të turpëruar për atë kanë bërë. Një i ri me origjinë boshnjake u lirua pasi qëndroi përrreth dy vite në burg për shkak të DEASH-it. Me këtë person ende bisedojmë, ndërsa shumë herë, ai më ka thënë se është shumë i turpëruar për ato që ka bërë dhe se për këtë arsye ‘ndihet me turp para familljes së tij, nuk e zë gjumi natën dhe se ka menduar të vetëvritet për shkak se nuk dëshiron të jetojë me këtë njollë. Për fat të mirë, si rezultat i bisedave që kemi zhvilluar, kemi arritur të ndihmojmë që ky i ri të qëndrojë në jetë”, rrëfen Demir.

“Burgjet, vendet ku përphapet më së shumti radikalizimi”

Demir tërhoqi vëmendjen se në anën tjetër, simpantizantë të DEASH-it dhe që janë kapur në kufirin e Sirisë kanë dëshirën t’i bashkangjiten organziatës terroriste pas daljes nga burgu.

“Idetë radikale i kanë qorruar aq shumë, saqë ata nuk marrin mësim nga njerëzit që kanë luftuar për DEASH-in dhe vuajnë dënimin në qelitë afër tyre dhe të cilët janë dëshmitarë të të gjitha gjërave të pista të kësaj organziate. Përkundrazi, ato këto persona i cilësojnë si tradhëtarë dhe pabesimtarë”, thotë ai.

Demir vuri në dukje se radikalizimi është përhapur me shpejtësi në mediat sociale dhe burgje dhe theksoi se personat me ide radikale nuk duhet të jenë në të njëjtin mjedis me të burgosurit e zakonshëm.

“Dikush që është burgosur për vjedhje të një banke, ndërsa në burg mund të bëhet pjesë e DEASH-it në një periudhë shumë të shkurtër kohe. Nëse ai ndan të njëjtin mjedis me dy pjesëtarë të DEASH-it, ai bëhet më i radikalizuar kur del nga burgu”, thotë Demir.

“Nuk kemi mbështetje të mjaftueshme nga Austria për ta luftuar ekstremizmin në burgje”

Demir njoftoi se i kanë informuar zyrtarët austriakë për çështjen, duke theksuar se nëse personat me ide radikale mbajnë takime të rregullta me zyrtarë fetarë, ata shpesh shënojnë përparim pozitiv dhe se mund të pastrohen nga mendimet e dëmshme.

Duke tërhequr vëmendjen se shumica e muslimanëve në burgjet e vendit ndodhen përballë rrezikut të radikalizimit, Demir bëri të ditur se shteti i Austrisë nuk i mbështet mjafteueshëm, sikurse zyrtarët e tjerë të feve të tjera. Ai përmendi edhe “ligjin për Islamin” të hyrë në fuqi në vitin 2015, i cili ndalon marrjen e ndihmave nga vendet e tjera, si Turqia dhe thotë se në këtë mënyrë janë lënë të vetëm në luftën kundër radikalizimit.

“Të rinjtë e privuar nga dashuria e babait anojnë drejt terrorizmit”

Demir nënvizon se ka shumë arsye pse të rinjtë priren t’u bashkangjiten formacioneve radikale të dhunshme. Sipas tij, kjo kryesisht shkaktohet edhe nga mungesa e figurës së babait në familje dhe privimi nga dashuria e babait.

“Të rinjtë e privuar nga dashuria e babait e gjejnë këtë dashuri atje, për fat të keq, kryesisht në grupe të tilla të rrezikshme”, thotë Demir.

Ai vuri në dukje se DEASH keqinterpreton konceptet si sheriati dhe xhihadi dhe se pjesëtarët e organizatës i vërejnë si armiq anëtarët e feve të tjera, ndërsa i shpallin armiq të gjithë që nuk mendojnë si ata.

Siç thotë Demir, libri i tij ka ngjallur jehonë serioze në shumë vende të Bashkimit Europian, veçanërisht në vendet gjermanofolëse.

“Për shkak të bisedave që kam kryer me simpatiznatët e DEASH-it apo anëtarët e saj, kam gjetur mundësinë që t’i njoh nga afër këto njerëz. Në këtë mënyrë kam arritur t’i shpjegoj më mirë dallimet midis shtrembërimeve të DEASH-it dhe Islamit. Unë gjithashtu i këshilloj autoritetet se si të duhet të përballen me këtë kërcënim terrorist”, tha Demir për AA.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit