-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Çka e mbyt dëshirën për intimitet?

Më të lexuarat

Shumë gjëra negative ndikojnë në kualitetin e jetës intime.

Kur aktiviteti seksual i njërit prej bashkëshortëve vjen në rënie, personi i refuzuar përpiqet me mënyra të ndryshme të rizgjojë dëshirën e njeriut me të cilin ndan shtratin bashkëshortor. Problemet nisin pikërisht atëherë kur njërit prej bashkëshortëve i mungon dëshira për marrëdhënie intime. Kjo do të thotë se jeta në çift nuk shihet më si burim kënaqësie mes mashkullit dhe femrës, duke bërë që marrëdhënia në çift të funksionojë vetëm mbi statusin e saj social.

Në shumë raste kur kjo situatë nuk menagjohet mirë, përpjekja kthehet në një ‘boomerang’ pasi nuk bën gjë tjetër veçse shton mërinë e palës që refuzohet vazhdimisht.

Arsyet për tërë këtë janë të ndryshme. Faji mund të mos jetë i ndonjërit në veçanti, por i përditshmëri së dhe problemeve që rrjedhin prej saj. Ankthet e një familjeje shtojnë tek palët stresin, lodhjen dhe ngarkesat e ndryshme psikologjike.

Jo në pak raste jeta e një çifti bashkëshortësh fokusohet tërësisht në të ardhmen e fëmijëve, pasurinë materiale dhe statusin shoqëror, duke lënë pas dore gjithçka ka të bëjë me kënaqësitë e marrëdhënieve intime dhe përjetimeve që ofron jeta e përbashkët bashkëshortore.

Rutina po ashtu mund të sjellë një gjendje dëshpërimi dhe pesimizmi. Gjërat e pathëna dhe pakënaqësitë e akumuluara në kohë mbytin çdo dëshirë për t’u afruar në mënyrë intime me bashkëshortin.

Marrëdhënia intime është deri diku pasqyrë e një marrëdhënie në çift, efektet e të cilave shpesh reflektojnë në harmoninë që ekziston mes partnerëve. 

Shumë gjëra negative ndikojnë në kualitetin e jetës seksuale, ndër to janë edhe shumë sëmundje të cilat ndikojnë në pakësimin e epshit.

Në jetën seksuale të individit ndikojnë shumë gjëra, ndërsa ulja e libidit është për shkak të ndikimit të shumë faktorëve.

Sëmundjet

Kjo ndodh për shkak të sëmundjeve të ndryshme si diabeti dhe skleroza e shumëfishtë, e cila praktikisht vret dëshirën për marrëdhënie intime dhe krijon pengesa në rrugën drejt kënaqësisë që sjellin ato. Këtu janë ndër faktorët përcaktues dhe të sëmundjeve në fjalë.

Hormonet

Për një jetë të shëndoshë seksuale dhe epsh të rëndësishëm janë androgjenët si testosteronet.
Sapo një mashkulli ti bie niveli i testosteroneve për 1 %, automatikisht epshi i tij dobësohet.
Ngjashëm është rasti edhe tek femrat. Testosteronet mund ti merrni me një reçetë, por DHEA dhe Pregnenoloni, të cilat në trup konvertohen në testosterone, janë në dispozicion edhe si shtesa.

Sëmundjet e zemrës

Sëmundjet e sistemit kardiovaskular si hipertensioni, aterosklerozadhe diabeti mund të shkaktojnë ngadalësimin e qarkullimit të gjakut në organet intime, dhe kjo gjë mund të shkaktojë problem me gjakderdhje të gjenitaleve e me këtë edhe arritjen dhe mbajtjen e erekcionit.

Sistemi nervor

Dëmtimi i nervave gjatë sëmundjeve siç janë diabeti, skleroza e shumëfishtë, sulmi në tru, sëmundja e parkinsonit mund të zvogëlojnë aftësitë për stimulim seksual.

Faktorët kimik

Stimulimi seksual shkakton një sërë të reaksioneve kimike në trup që drejtojnë gjakun drejtë në organet reproduktive e cila çon në erekcion tek meshkujt deri sa tek femrat lubrifikim të vagjinës.

Faktorët psikologjik

Faktorët e shumtë psikologjik që mund të çojnë deri tek problemet seksuale, janë problemet financiare apo çështje dashurie apo edhe diçka e tretë që mund të shkatërrojnë epshin dhe të çojnë kah mosfunksionimi i ereksionit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit