-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Malajzia i kërkon qeverisë së Mianmarit ndërprerjen e dhunës kundër myslimanëve

Më të lexuarat

Ministri i punëve të jashtme të Malajzisë kërkoi nga qeveria e Mianmarit që bëjë hapa pozitiv dhe të palëkundshëm në dhënien fund të dhunës dhe shkeljes së të drejtave të myslimanëve në këtë vend.
Kështu thuhet në një njoftim të agjencisë të lajmeve Barnama e cila njoftoi se Anifa Oman me anë të një deklarate, kërkoi nga funksionarët e shtetit të Mianmarit zgjidhjen sa më shpejtë të problemit të myslimanëve në mënyrë të drejt dhe është shprehur optimist që qeveria e Mianmarit do t’i dënojë autorët e krimeve kundër myslimanëve. Shteti i Malajzisë edhe më herët me anë të një deklarate ka dënuar dhunën që po ushtrohet kundër myslimanëve ruhingian në Mianmar, ndërsa ka falënderuar qeverinë e Mianmarit për masat që po merr për parandalimin e ushtrimit të dhunës më të madhe kundër myslimanëve nga ana e budistëve ekstremistë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit