0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Islamofobia në rritje, për një vit 72 sulme mbi xhamitë në Holandë

Më të lexuarat

Numri i sulmeve në Holandë që për objektiv kanë xhamitë shënojnë rritje, flasin të dhënat e një raporti të publikuar nga Universiteti Sabahattin Zaim nga Stambolli.

Në raportin e titulluar “Të Drejtat e Njeriut në Holandë”, theksohet se gjatë vitit 2016 janë regjistruar 72 sulme mbi xhamitë në Holandë, që shënon rritje nga gjithsej 28 sa ishin regjistruar një vit më herët.

Racizmi dhe Islamofobia vazhdojnë të paraqesin një çështje shumë të rëndësishme në fushën e të drejtave të njeriut në Holandë, thuhet mes tjerash në raport.

Në të njëjtin raport nënvizohet se një studim i kryer në vitin 2017, flet se emigrantët në Holandë nuk ndihen të sigurt, ndërsa grupet etnike të cilat janë shprehur në atë mënyrë janë surinamezët dhe turqit. Sipas raportit, në Holandë ka gjithsej 475 xhami.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit