9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Pygmenët – muslimanët e veçantë të Afrikës

Më të lexuarat

Në malet ekuatoriale të Afrikës ekziston një popull jo vendas, i njohur si Pygmen. Ajo çka i karakterizon në përgjithësi këta është shtati i vogël i trupit. Në përgjithësi rriten deri në 150 cm. Më shumë se 150.000 banorë prej tyre jetojnë në pyjet tropikale të Afrikës.

Nuk jetojnë shumë gjatë, rrallë ndodh që ndonjëri prej tyre të kalojë mbi 50 vjet. Për shkak të izolimit të madh, për historinë e tyre shumë pak dihet, edhe pse Homeri në Iliadën e tij i përmend qysh në shekullin 8 para erës së re.

Në përgjithësi, Pygmenët, ndjekin besimet tradicionale, ndërsa në Kamerun ekziston një fshat ku jetojnë Pygmenët muslimanë.

Në foto janë banorët e fshatit Makure, që numëron 30 njerëz. Fshati ndodhet në një zonë pyjore në afërsi të qytetit Yaounde. Në fshat ka dy xhami ku mësohet Kurani.

Pygmenët, Islamin e kanë pranuar në vitin 2004, pas një vizite që u bënë disa misionarë nga Katari. Në fillim vetëm tre persona pranuan Islamin, mirëpo më vonë, pas një vizite që u bënë disa organizata jo qeveritare të Turqisë në vitin 2009, edhe pjesa tjetër e banorëve e pranuan Islamin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit