Ekonomia botërore ndodhet sërish përballë rrezikut të falimentimit të një gjigandi tjetër bankar pesë vjet pas atij të bankës “Lehman Brothers” në SHBA, thekson Fondi Monetar Ndërkombëtar në një raport të publikuar sot.
“Ka ende institucione të shumta financiare me rëndësi sistemike fusha e veprimit të të cilave shtrihet në të gjithë globin”, thekson raporti i FMN që i paraprin atij të parashikimeve ekonomike botërore që pritet të publikohet javën e ardhshme.
Pesë vjet pas falimentimit të gjigantit bankar amerikan “Lehman Brothers”, në thelb të krizës, FMN vlerëson se objektivat e reformës financiare globale mbeten të papërmbushura.
“Ekonomia botërore vazhdon të jetë e ekspozuar ndaj rrezikut të falimentimit të njërit prej institucioneve financiare me rëndësi sistemike”, citon më tej raporti i FMN-së./trt/kohaislame.com