2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Studentët mësojnë më mirë nga librat sesa nga ekranet, thotë një studim

Më të lexuarat

Studentët e sotëm e shohin veten si indigjenët dixhitalë, gjenerata e parë që rritet e rrethuar nga teknologjia.

Mësuesit, prindërit dhe shumë të tjerë me siguri e pranojnë ndikimin gjithnjë e në rritje të teknologjisë. Ne kemi parë shumë investime në klasa teknologjike, me studentët e pajisur tashmë me iPad nga shkolla dhe qasje në tekstet elektronike. Në vitin 2009, Kalifornia miratoi një ligj që kërkon që të gjitha tekstet e kolegjit të jenë në dispozicion në formë elektronike deri në vitin 2020; në vitin 2011, ligjvënësit në Florida miratuan legjislacionin që kërkon që shkollat publike të konvertojnë tekstet e tyre në versione dixhitale.

Lexoni: 7 arsye pse duhet të lexoni më shumë libra

Duke pasur parasysh këtë trend, mësuesit, nxënësit dhe prindërit mund të supozojnë se familjariteti dhe preferencat e nxënësve për teknologjinë përkthehen në rezultate më të mira të të nxënit. Por ne kemi zbuluar se kjo nuk është domosdoshmërisht e vërtetë.

Hulumtuesit janë fokusuar në dallimet mes leximit në tekstet e shtypur dhe medias dixhitale. Ndërsa format e reja të klasave teknologjike si tekstet dixhitale janë më të aksesueshme dhe portabël, do të ishte gabim të supozohej se studentët automatikisht do të ishin më mirë me leximin dixhital thjesht, sepse e preferonin atë.

Shpejtësi – me një kosto

Puna jonë ka zbuluar një mospërputhje të konsiderueshme. Studentët thanë se preferonin dhe performonin më mirë kur lexonin në ekran. Por performanca e tyre në të vërtetë linte për të dëshiruar.

Për shembull, nga humumtimet e bëra që nga viti 1992, ne kemi zbuluar se studentët ishin në gjendje të kuptonin më mirë informacionin në tekstet e shtypura që ishin më shumë se një faqe. Kjo duket të jetë e lidhur me efektin shkatërrues që scrolling ka në të kuptuarit.

Kemi kryer tri studime që zbuluan aftësinë e studentëve për të kuptuar informacionin në letër dhe nga ekrani.

Së pari studentët vlerësuan preferencat e tyre për mediume të ndryshme. Pas leximit të dy pasazheve, një në internet dhe një të shtypur, këta studentë më pas përfunduan tre detyra: Përshkruani idenë kryesore të teksteve, listoni pikat kyçe të mbuluara në lexim dhe ofroni ndonjë përmbajtje tjetër relevante që mund t’iu kujtojnë tekstet e lexuara. Kur i mbaruan, ne u kërkuam që të gjykonim përformancën e tyre të të kuptuarit.

 

Në të gjitha studimet, tekstet ndryshonin në madhësi dhe ne mbledhëm të dhëna të ndryshme (si p.sh., kohën e leximit). Megjithatë, u shfaqën disa përfundime kyçe që hedhin dritë mbi dallimet midis leximit në tekste dhe përmbajtjes dixhitale:

Shumica e studentëve preferonin të lexonin në mënyrë dixhitale.
Leximi online ishte dukshëm më i shpejtë sesa ai në tekstet e shtypura.
Studentët e vlerësuan të kuptuarit e leximit online më të mirë se sa ai i shtypur.
Në mënyrë paradoksale, të kuptuarit e përgjithshëm ishte më i mirë për leximin e shkruar në krahasim me atë dixhital.
Kur ishte fjala për pyetje specifike, të kuptuarit ishte dukshëm më i mirë kur pjesëmarrësit lexonin tekste të shtypura.
Mesa duket teknologjia në këtë aspekt është një hap mbrapa librit të shkruar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit