Përse Islami e ndaloi alkoolin rreptësisht? Të lexojmë këtë lajm të ri shkencor dhe ta falënderojmë Allahun për mësimet islame.
Një studim të cilin e publikoi rrjeti BBC më datë 22.03.2008 vërteton se gratë të cilat konsumojnë çdo ditë një gotë alkool i ekspozohen sëmundjes së kancerit të gjirit deri në 50 %. Kjo do të thotë se gjysma e grave të cilat konsumojnë alkool goditen me këtë lloj kanceri! Raportet konfirmojnë se vetëm në Britani dymijë gra goditen çdo vit me kancer gjiri për shkak të konsumimit të alkoolit!
Në një studim të ri hulumtuesit thonë se uji i elbit pa alkool mund të të mbrojë nga kanceri. Hulumtuesit deklarojnë se konsumimi i tepërt i alkoolit rrit rrezikun e goditjes me lloje të caktuara kanceri. Mirëpo, konsumimi i ujit të elbit pa alkool mund t’i pengojë substancat kimike helmuese që shkatërrojnë ADN-në.
Nga këtu mësojmë se përse Islami e ndaloi rreptësisht alkoolin. Allahu i Lartësuar thotë: “O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga këto, me qëllim që të shpëtoni! Vërtet, djalli me pije alkoolike dhe me bixhoz kërkon që të fusë midis jush armiqësi e urrejtje dhe t’ju shmangë nga të kujtuarit e Allahut dhe kryerja e namazit. Prandaj, a po hiqni dorë?” (Maide, 90-91)
Përktheu: Almedin Ejupi/k.kulturor/kohaislame