Nëse me kalimin e kohës mjekra është bërë një fenomen i modës, ajo është duke u bërë ilaçi më i liri në botë.
Sipas gazetës Mother Nature Network, qimet e fytyrës përmbajnë përfitime të mira për shumë simptoma. Sidomos në lidhje me rreziqet që lidhen me ekspozimin ndaj diellit. Në një studim të publikuar nga revista Radiation Protection Dosimetr mësojmë se mjekra do të ngadalësojë rrezatimet e diellit deri në 90 % apo 95 %.
Kanceri i lëkurës, melanoma, ose më thjesht djegia nga dielli mund të shmangen nëse nuk rruhemi në mëngjes. Më mirë akoma, mjekra e mbron gjendjen e lëkurës, e cila kur është e ekspozuar para diellit plaket shumë shpejt.
Mjekra dhe mustaqet do të jenë gjithashtu shumë të dobishme në parandalimin e formave të astmave si dhe alergjive. Qimet filtrojnë ajrin duke mos i lënë asnjë shans alergeneve nga hyrja në vrimat e hundës, njofton Albinfo.
Përballë ftohjes dhe sëmundjeve kronike mjekra gjithashtu ka një efekt të vogël. Gjithashtu qimet janë një mur i vërtetë kundër motit të ashpër të dimrit. Dr. Felix Chua, i cituar nga gazeta MNN, thotë se mjekra është një mjet “izolimi”, i cili “pengon fizikisht të ftohurit”.
Dhe për t’ua mbyllur gojën atyre që thonë se nuk ka asgjë më të pistë se një mjekër, shkrimi i lartpërmendur jep një argument përfundimtar: pasojat e rruajtjes për lëkurën. Rruajtja me shkumë thekson rritjen e puçrrave dhe infeksioneve bakteriale të lëkurës.
Faqja e internetit Health Guidance sjell një sërë argumentesh për të mbajtur mjekrën. Argumente ekonomike si dhe argumente shëndetësore janë të theksuara. Për shembull, mbajtja e mjekrës zbret rrezikun e pickimit nga insektet. Vetëm për shkak se insektet janë më të tërhequra nga ngrohtësia e lëkurës sesa nga qimet.
/albinfo/kohaislame