Forcat siriane të regjimit kanë ekzekutuar 26 persona, duke përfshirë gra dhe fëmijë në një pikë kontrolli në qytetin Hama. Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur të premten vonë.
Në një deklaratë të liruar sot, Rrjeti sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) tha se trupat e regjimit sirian Bahar al-Asad, mbështetur nga milicitë pro-regjimit kanë vrarë të paktën 26 njerëz, duke përfshirë 2 gra dhe 4 fëmijë në një pikë kontrolli në afërsi të Hamas.
Grupi me bazë në Londër, i cili mbështetet nga një rrjet aktivistësh, mjekësh dhe avokatësh që gjenden në terren në Siri, ka deklaruar se forcat pro-regjimit kanë kryer një masakër duke përdorur thika dhe armë të tjera. Dëshmi të ngjashme kanë dhënë edhe banorët e fshatit Hadid Sheikh, të cilët e kanë parë me sy ekzekutimin e disa prej tyre. Forcat siriane të regjimit kanë vrarë mbi 200.000 persona në Siri, që nga fillimi i konfliktit më shumë se dy vjet më parë. /mszh/kohaislame