Autoritetet në Frankfurt kanë gjetur automobilin e pronarit, i cili zhdukjen e tij e kishte lajmëruar qysh në vitin 1997.
Ndoshta këtu nuk do të ishte asgjë e çuditshme, sikur automobili të ishte vjedhur.
Vetura u gjet e parkuar në garazh në një objekt të vjetër industrial, i cili ishte paraparë për shembje, transmeton Ksp.
Pasi pengoi punimet, punëtorët lajmëruan policinë, e cila kërkoi pronarin. Tashmë pronari 76-vjeçar e gjeti automobilin atje ku e kishte lënë saktë para njëzet vjetësh.
Ai thjesht kishte harruar vendin se ku e kishte parkuar. Vetura e gjetur më nuk është funksionale.