2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

600 fëmijë në Shqipëri, pa shkollim si pasojë e hakmarrjes

Më të lexuarat

Pesëqind e nëntëdhjetë fëmijë të moshës 3 deri 15 vjeç do të jenë të detyruar të mbeten të mbyllur në shtëpitë e tyre, duke shpresuar t’i shpëtojnë efekteve të gjakmarrjes.

Të gjithë anëtarët meshkuj të familjes, duke përfshirë një foshnjë disamuajshe, mund të jenë viktimë e një hakmarrjeje pavarësisht shkallës së marrëdhënieve me vrasësin.
Kjo traditë vdekjeprurëse prek kryesisht rajonet malore në veri të Shqipërisë, por ajo është gjithashtu e përhapur në qytete, si në qendër dhe në jug të vendit.
Sipas një raporti të “Komitetit të Pajtimit”, të publikuar në fillim të shtatorit në Tiranë, 600 gra dhe 590 fëmijë janë të mbyllur në shtëpitë e tyre për shkak të frikës për t’u vrarë nga hakmarrja.
“Shumica e këtyre fëmijëve janë të privuar nga të gjitha mjetet e komunikimit, ata nuk mund të shkojnë në shkollë për shkak të izolimit të tyre”, shpjegon Marku.

Autoritetet shqiptare përgjegjëse për arsim patën prezantuar vitin e kaluar një plan edukativ individual në shtëpi për çdo fëmijë të ngujuar në këto shtëpia.
“Ne do të vazhdojmë t’i ndihmojmë këta fëmijë, por qëllimi ynë është që t’i sjellim në shkollë”, tha të hënën për shtyp ministrja e re e Arsimit, Lindita Nikolli. /Albinfo/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit