13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Perandori Herakli dhe Profeti Muhamed

Më të lexuarat

Detyra e Herakliut per mbrojtjen e Sirise u influencua nga vizioni i tij i “mbreterise fitimtare te nje njeriu te bere synet” dhe besimi i tij se ky burre ishte me te vertete i Derguari i Zotit.

Ai nuk beri me perpjekje qe te fitonte mbi njerezit e tij per pranimin e besimit te tij. Shume pak kohe para se te kthehej ne Konstandinopoje, ai u propozoi gjeneraleve te tij se nje marrëveshje duhej te behej me Profetin (a.s), duke i dhene atij provincen e Sirise me konditen se do te ndalohej avancimi i tij ne drejtim te veriut.
Profetit Muhamed (a.s) i erdhen vargjet me poshte pas humbjes se romakeve nga persianet. Ajo profetizoi fitoren finale te romakeve. Keto jane nga sure Er-Rum (Romaket) ajetet (vargjet) 1-6 te Kur’anit:
“Elif, Lam, Mim. Romaket jane mundur ne token e afert, dhe pas kesaj humbje te tyre ata do te jene fitimtare brenda disa vitesh. Urdheri i Allahut eshte si ne ngjarjen e meparshme po ashtu edhe ne ate qe do te vije. Dhe ate dite besimtaret do te gezohen per ndihmen e Allahut. Ai ndihmon ate qe Ai do dhe Ai eshte i gjithfuqishem, meshirues. Ky eshte nje premtim i Allahut. Allahu asnjehere nuk i thyen premtimet e Tij, por shumica e njerëzve kete nuk e kuptojne”.
Allahu (Nje dhe i Vetmi Zot) dergoi Muhamedin si Profet te gjithe njerezimit. Per kete, Muhamedi dergoi letra ke te kater mbreterit fqinje, duke i thirrur ata ne Islam. Dy nga keto vende ishin superfuqite e kohes, Bizanti (Perandoria Romake Lindore) dhe Persia. Letra e tij per Herakliun, perandorin bizantin, iu dha nga Dihjah bin Halifah el Kalbi Guverantorit te Basras, dhe ai e kaloi ate per ne Jeruzalem. Kjo ngjarje ndodhi me 628 e.s kur Herakliu ishte duke u kthyer fitimtar pasi mundi Kosroes II te Persise. Ai ishte ne ate kohe ne Homs, nga i cili beri nje pelegrinazh ne rreze te Qytetit te Shenjte per te falënderuar Zotin per shpetimin e Kryqit dhe gjerave te tjera te shenjta qe kishin humbur.
Nje nate ne kete udhetim, Herakliu pa nje enderr e cila i mbeti ne mendje. Duke pare shprehjen e shqetesuar te fytyres, keshilltaret e pyeten se cfare
kishte ndodhur. Ai tha se ai bllokohej nga mbreteria fitimtare e nje burri te bere synet ne nje enderr nje nate me pare. Pastaj ai i pyeti ata se cilet popuj praktikonin synetllekun. Gjeneralet dhe keshilltaret e tij qe ishin atje i thane se vetem cifutet ishin te bere synet, dhe u perpoqen qe t’i mbushnin mendjen qe te ndërmerrte ndonje fushate kunder tyre. Ne kete kohe, nje i derguar nga governatori i Gasanit arriti, duke sjelle me vete nje arab.
Herakliu urdheroi nje perkthyes qe ta pyeste ate, dhe ai u pergjigj: “Nje njeri eshte shfaqur ne mesin tone dhe ai pretendon se eshte profet. Disa e ndjekin dhe i besojne, por ka dhe te tjere qe i kane dale kundra.” Herakliu atehere u tha keshilltareve te tij qe te konfirmonin nese ai njeri ishte i bere synet apo jo, dhe kur përgjigja ishte pozitive, ai tha: “Ky, per Zotin, eshte vizioni qe une pashe dhe jo ajo qe thonit ju.”

Pikerisht gjate ketij pelegrinazhi ne Homs, Herakliu mori letren e Profetit Muhamed. Perandori mbasi mori kete mesazh, thirri shefin e tij te rojeve dhe i tha atij qe te kontrollonte neper vendin e tij nese kishte ndonje njeri nga i njejti fis me Profetin. Ebu Sufjani, kryetari i ‘Abdu Shemseve dhe udheheqesi i kurejshiteve, rastisi duke bere tregti ne Gaza me disa nga shoqeruesit e tij nga Meka. Skuadra e perandorise e kërkimit arriti qe t’i gjente ata atje dhe ata menjehere u moren per ne Jeruzalem.
Ngjarja e pershkruar me poshte u tregua nga Ebu Sufjani ne nje kohe kur ai ishte armik i betuar i Profetit Muhamed. Kjo permendet ne Sahih Bukhari dhe eshte permbledhur nga ‘Abdullah bin ‘Abas. Ebu Sufjan bin Harbi tregon se Herakliu dergoi nje person tek ai gjate kohes qe ai shoqeronte nje karvan nga kurejshitet. Ata ishin tregtare dhe benin biznes ne Sham (Siri, Palestine, Liban, dhe Jordani), ne kohen kur Profeti i Allahut (Muhamedi)) ishte ne armiqesi me Ebu Sufjanin dhe kurejshitet.

Herakliu i thirri ata ne oborrin e tij mbreteror ku kishte rreth tij te gjithe njerëzit me te vjeter dhe te shquar te Romes. Ai thirri perkthyesin e tij, i cili duke perkthyer pyetjen e Herakliut u tha atyre, “Cili nga ju eshte i afert me ate njeri qe pretendon se eshte Profet?” Ebu Sufjani u pergjigj, “Une jam kushëriri me i afert i tij (ne kete grup).”
Herakliu tha, “Silleni ate (Ebu Sufjanin) afer meje dhe shoqeruesit e tij le te qendrojne pas tij.” Ebu Sufjani shtoi, “Herakliu i tha perkthyesit te tij tu thoshte shoqeruesve te mi se ai donte te me bente disa pyetje persa i përkiste atij burri (Profetit) dhe se ne qofte se une do te thoja ndonje genjeshter ata (shoqeruesit) duhej qe te me nderprisnin dhe thonin te verteten.” Ebu Sufjani shtoi, “Per Allah! Ne qofte se une nuk do te kisha frike se shoqeruesit e mij do me damkosnin per genjeshtar, une nuk do te thoja te verteten per Profetin.
Pyetja e pare e Herakliut per mua ishte:
“Cfare statusi ka familja e tij ne mesin tuaj?”
Une u pergjigja, “Ai i perket nje familjeje te mire (fisnike) ne mesin tone.”
Herakliu vazhdoi me tej, “A ka pretenduar ndonje midis jush me pare te njejten gje (qenien Profet)?”
Une u pergjigja, “Jo.”
Ai tha, “A ka qene ndonje nga parardhesit e tij mbret?”
Une u pergjigja, “Jo.”
Herakliu pyeti, “A e ndjekin ate te pasurit apo te varferit?”
Une u pergjigja, “Jane te varfrit ata qe e ndjekin me shume ate.”
Ai tha “Po numri i ndjekesve te tij a vjen duke u rritur apo duke u
zvogeluar (dite per dite)?”
Une u pergjigja, “Numri i tyre gjithmonë rritet.”
Atehere ai pyeti, “A ben vaki qe ndonje nga ata qe futen ne besimin e tij merziten me te dhe e hedhin poshte me mbrapa?”
Une u pergjigja, “Jo.”
Herakliu tha, “Po ju a e kini akuzuar ndonjehere si gënjeshtar para pretendimit te tij (te qenurit Profet)?”
Une u pergjigja, “Jo.”
Herakliu tha, “A i thyen ndonjehere premtimet qe jep?”
Une u pergjigja “Jo.” Ne jemi ne armiqësi me te por nuk e dime cfare do te beje ai me te.” Une nuk pata mundesi qe te thoja ndonje gje tjeter kunder tij pervec kesaj.
Herakliu tha, “A kini patur ndonjehere lufte mes jush?”
Une u pergjigja, “Po.”
Atehere ai tha, “E si kane qene rezultatet e ketyre luftrave?”
Une u pergjigja, “disa here ka fituar ai e disa here ne.”
Herakliu tha, “Cfare ju kerkon ai juve qe te beni?”
Une thashe, “Ai na thote qe te adhurojme Allahun dhe vetem Allahun dhe asgje tjeter pervec Tij, dhe te hedhim poshte te gjitha ato qe na kane thene te paret tane. Ai na thote qe te falemi, te jemi te ndershem dhe te kemi marredhenie te mira me njerezit e afert dhe fqinjet.”
Herakliu u mendua nje here mire qe t’i mblidhte te gjitha dhe i tha perkthyesit te tij qe te me thoshte mua keto me poshte:
“Une te pyeta ty per familjen e tij dhe pergjigja jote ishte se ai vinte nga nje familje e mire dhe fisnike. Ne fakt te gjithe profetet kane ardhur nga familje te tilla te respektuara. Une te pyeta nese ndonje nga ju ka pretenduar te njejten gje, dhe pergjigja ishte negative. Ne qofte se pergjigja jote do te ishte pozitive, une do te kisha menduar se ky njeri ishte duke perseritur pretendimin e atij te meparshmit.

Pastaj une te pyeta nese ndonje nga te paret e tij ishte mbret. Pergjigja jote ishte negative, ne qofte se do te kishte qene pozitive, atehere une do te kisha menduar se ky njeri deshiron qe temarre mbrapsht mbreterine e te pareve te tij.

Po ashtu une te pyeta nese ai ka qene akuzuar ndonjehere per shpifje para se te thoshte ato qe ka thene, dhe pergjigja jote ishte perseri negative. Keshtu qe une jam i çuditur se si nje person qe nuk genjen per te tjeret do te guzonte te thoshte genjeshtra per Allahun.

Me tutje une te pyeta se a e ndjekin te pasurit apo te varferit. Pergjigja jote ishte se ate e ndiqnin te varferit. Dhe me te vertete, te gjithe profetet kane qene ndjekur nga kjo klase njerezish.

Me mbrapa une te pyeta nese numri i ndjekesve te tij vinte duke u rritur apo duke u pakesuar. Ti u përgjigje qe ai sa vinte e rritej, dhe ne fakt kjo eshte rruga e besimit te vertete, derisa te jete i plote ne te gjitha aspektet.

Po ashtu une te pyeta nese kishte ndonje, i cili, pasi pranon besimin e tij, merzitet dhe e hedh poshte besimin. Pergjigja jote ishte negative, dhe ne fakt kjo eshte (shenja e) besimit te vertete, kur drita e tij futet neper zemrat dhe behet njesh me te.

Po ashtu te pyeta nese ai pati tradhtuar ndonjehere. Pergjigja jote ishte negative dhe e njejta gje vlen per gjithe profetet, ata asnjehere nuk kane tradhetuar.

Me mbrapa te pyeta se cfare ju urdheronte ai qe te benit. Ti u pergjigje qe ai ju urdheron te adhuroni Allahun dhe vetem Allahun dhe asgje tjeter njesoj si Ai dhe po ashtu ju ndalon juve adhurimin e idhujve dhe ju urdhëron qe te faleni, flisni te verteten dhe te jeni te paster. Ne qofte se ato qe thua ti jane te verteta, shume shpejt ai do te pushtoje kete vend qe ndodhet nen kembet e mia dhe une e dija (nga librat e shenjte) se ai do te shfaqej por une nuk e dija qe do te ishte nga gjiri juaj, dhe nese une mund ta ndiqja ate pergjithmone, une do te shkoja menjehere qe ta takoja dhe nese do te isha me te, me siguri qe do i kisha lare kembet.”
Herakliu kerkoi letren derguar atij nga Profeti i Allahut (Muhamedi e cila iu soll nga Dihja per Governatorin e Bostres te cilet ia derguan ate Herakliut per ta lexuar. Permbajtja e letres ishte si me poshte:

“Ne emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit. Kjo leter eshte nga Muhamedi robi i Allahut dhe Profeti i Tij per Herakliun, sunduesin e Bizantit. Paqja qofte mbi ate qe ndjek rrugen e drejte. Me tej, une te ftoj ty ne Islam dhe ne qofte se behesh nje musliman ti do te shpetosh, dhe Allahu do te te dyfishoje shperblimet, dhe ne se ti refuzon kete ftese ne Islam ti je duke bere nje mekat duke i cuar ne rruge te gabuar arisijinet (fshataret). Dhe une te recitoj ty fjalen e Allahut:
“O ithtaret e Librave te Shenjte! Ejani ne nje fjale te perbashket per ju dhe per ne, qe ne nuk do te adhurojme asgje tjeter vec Allahut dhe se nuk i bashkengjitim asgje tjeter Atij ne adhurim, dhe asnje nga ne nuk duhet te njohe Zota te tjere pervec Allahut. Atehere nese ata te kthejne shpinen, thuaju: dëshmoni se ne jemi muslimane (ata qe i jane dorezuar Allahut).” (sure: 3, ajeti: 64)
Ebu Sufjani shtoi me mbrapa: “Kur Herakliu pati përfunduar fjalimin e tij dhe pati lexuar letren, ne oborrin mbreteror u be shume zhurme dhe rremuje. Keshtu qe ne dolem jashte oborrit. Une u thashe shoqeruesve te mi se ceshtja e Muhamedit eshte bere aq me rendesi saqe edhe Mbreti i Bizantit ka frike nga ai. Atehere une fillova te sigurohesha ne vetvete se ai (Profeti do te ishte fitimtari ne te ardhmen e afert derisa une u futa ne Islam (Allahu me udhezoi per kete).”
Herakliu mbajti shenim te gjitha ato qe pati mesuar, perfshire ketu edhe nje histori per vizionin e tij, dhe ia dergoi ate nje njeriu ne Konstandinopoje tek njohuria dhe gjykimi i te cilit ai kishte shume besim.
Ai u pergjigj: “Ai eshte Profeti te cilin ne presim. Nuk ka asnje lloj dyshimi per te, pra ndiq ate dhe beso tek ai.”
Herakliut i erdhi kjo përgjigje ne Homs. Ai ftoi te gjithe udheheqesit e Bizantit te cilet ishin ne ate qytet, qe te mblidheshin ne nje dhome ne pallatin e tij, dhe ai dha urdher qe te gjitha dyert te kyceshin. Atehere ai vete u foli atyre nga nje dhome e larte: “Romake, nese suksesi dhe udhezimi i drejte jane qellimi juaj, dhe nese ju deshironi qe sovraniteti juaj te mbetet, atehere beni aleance me kete Profet (Muhamedin).”
Ata i kuptuan fjalet e tij sepse kishin dijeni per letren e Profetit. Pasi degjuan kete, ata u cuan dhe vrapuan drejt dyerve te cilat me kot u perpoqen qe t’i hapnin.
Duke pare kundershtimin e tyre te madh, Herakliu vendosi qe mos t’i detyronte ata te besonin ate qe besonte ai. Pastaj ai i thirri ata dhe i siguroi: “Une i thashe keto qe te provoja fuqine e besimit tuaj, te cilin une tani e pashe.” Ata u perkulen para tij dhe ishin te kenaqur me fjalet e Perandorit. Ai ne te njejten kohe kishte bindjen e plote se Siria pa dyshim qe do te merrej nga ndjekesit e Profetit.

Detyra e Herakliut per mbrojtjen e Sirise u influencua nga vizioni i tij i “mbreterise fitimtare te nje njeriu te bere synet” dhe besimi i tij se ky burre ishte me te vertete i Derguari i Zotit. Ai nuk beri me perpjekje qe te fitonte mbi njerezit e tij per pranimin e besimit te tij. Shume pak kohe para se te kthehej ne Konstandinopoje, ai u propozoi gjeneraleve te tij se nje marrëveshje duhej te behej me Profetin (a.s), duke i dhene atij provincen e Sirise me konditen se do te ndalohej avancimi i tij ne drejtim te veriut. Gjeneralet e tij u çuditen me kete ide dhe e kundërshtuan ne menyre te plote. Herakliu mbeti i bindur per vizionin e tij dhe profecine e Muhamedit (s).
Thuhet se ne kthimin e tij per ne Konstandinopoje, kur ai arriti kalimin e njohur me emrin Dyert Siliciane ai hodhi syte mbrapa dhe tha: “O toka e Sirise, per here te fundit, une te le lamtumiren.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit