Ushtria egjiptiane filloi të premten një operacion të ri të cilin ajo e klasifikon si “antiterrorist” në Gadishullin e Sinait, helikopterët sulmuan shumë fshatra afër kufirit me Rripin e Gazës.
Sulmet nga ajri janë shoqëruar nga ndërhyrjet e forcave tokësore.
Që në mëngjes autoritetet egjiptiane njoftuan mbi mbylljen e kalimit kufitar në Rafah, duke akuzuar lëvizjen islamike “Hamas” për përgatitjen e e gjoja “terroristëve”, të cilët ushtria i akuzon se ndërmorën sulmet mbi selitë e strukturave të forcave të sigurisë dy ditë më parë. Në këtë fazë janë arrestuar shumë persona si të dyshuar për përfshirjen në aktet terroriste.