-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Shndërruan Ataturkun dhe Erdoganin në tabelë qitjeje, NATO i kërkon falje Turqisë

Më të lexuarat

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s i kërkoi falje Turqisë të premten lidhur me manovrat ushtarake në Norvegji, gjatë të cilave udhëheqësi themelues i Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk dhe presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan thuhet se u paraqitën si “tabelë armiku”.

Erdogan tha se Turqia tërhoqi 40 nga ushtarët e saj që morën pjesë në manovrat në Qendrën e Luftimit të Përbashkët të NATO-s në Stavanger të Norvegjisë, në shenjë proteste ndaj incidentit dhe kritikoi Aleancën.

“Nuk mund të ketë një unitet të tillë, as aleancë të tillë”, tha ai në një fjalim drejtuar bashkëpartiakëve të tij.

Detajet e incidentit ishin të qarta. Erdogan tha se fotografia e Ataturkut dhe emri i tij janë paraqitur në një “tabelë armiku” gjatë manovrave.

Individi që postoi materialin u përshkrua si një kontraktor norvegjez civil i ngarkuar nga Norvegjia, dhe jo një punonjës i NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg lëshoi ​​një deklaratë duke thënë: “Kërkojmë falje për shkak të incidentit të shkaktuar.” Ai tha se incidenti ishte rezultat i “veprimeve të individit” dhe nuk reflektonte pikëpamjet e Aleancës.

Ai shtoi se individi u hoq nga manovra dhe se po zhvillohet një hetim në lidhje me rastin.

“U takon autoriteteve norvegjeze të vendosin për çfarëdo veprimi disiplinor”, shtoi Stoltenberg. “Turqia është një aleat i vlefshëm i NATO-s, i cili jep kontribute të rëndësishme për sigurinë e aleatëve”.

Ministri norvegjez i Mbrojtjes, Frank Bakke-Jensen gjithashtu kërkoi ndjesë për incidentin.

“Mesazhi nuk pasqyron pikëpamjet dhe politikat e Norvegjisë dhe kërkoj falje për përmbajtjen e mesazhit”, tha Bakke-Jensen në një deklaratë. Ai shtoi se “Turqia është një aleat i rëndësishëm në NATO dhe vlerësojmë bashkëpunimin tonë të mirë”.

Qendra e Luftimit të Përbashkët është një njësi shumëkombëshe e NATO-s me bazë në Stavanger, 300 kilometra në jugperëndim të Oslos. Aktualisht udhëhiqet nga Maj Gen Andrzej Reudowicz nga Polonia. Sipas faqes së saj të internetit, ajo ka një staf prej 250 të përbërë nga civilë nga 11 shtete anëtare të NATO-s, përfshirë Turqinë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit