3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Shqipëri – Fondacioni “ALSAR” në ndihmë të fëmijëve jetimë

Më të lexuarat

Në aktivitetin, ku ishin të pranishëm rreth 2000 fëmijë jetimë nga e gjithë Shqipëria, merrnin pjesë përfaqësues të Ambasadës së Turqisë, Bashkisë së Tiranës, etj, ndërsa donacioni monetar ofrohet nga fondacioni Humanitar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) nga Turqia.

Gül Sarıgül, këshilltare pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë theksoi se një prej hallkave më të rëndësishme të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Turqisë janë edhe çështjet e shërbimit humanitar dhe njerëzor.

Një prej hallkave më të rëndësishme të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Turqisë, sikurse kanë qenë edhe gjatë gjithë historisë vijojnë të jenë çështjet e shërbimit humanitar dhe njerëzor. Si Ambasadë e Republikës së Turqisë në Shqipëri,  jemi mbështetje dhe çelësi numër një për mbarëvajtjen e zhvillimeve politike, ekonomike dhe padyshim dhe atyre sociale mes dy shteteve mike, Shqipërisë dhe Turqisë. Një prej urave lidhëse më të rëndësishme, përveç historisë së hershme, si në aspektin historik, ashtu dhe në aspektin kulturor, politik dhe ekonomik, një prej elementëve më të rëndësishme është edhe ngrohtësia njerëzore që ne shfaqim mes dy popujve”, theksoi Sarıgül.

Ndërsa, kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra u shpreh se është viti i 10-të që ky fondacion organizon këtë aktivitet me jetimët dhe se numri i tyre vitin e ardhshëm do të rritët, duke shkuar në 3500 fëmijë.

Pas aktivitetit të organizuar nga fondacioni ALSAR, në një lidhje telefonike me kryetarin e këtij fondacioni, z. Gurra për Zërin e Turqisë u shpreh:

“…Fondacioni ALSAR i themeluar në vitin 2006, aktivitetin e tij me jetimët e filloi në vitin 2008.  Fillimisht nisëm me përkrahjen e 38 jetimeve në shkallë vendi, por nga viti në vit ky numër erdhi në rritje nga 38 jetime që ishin në vitin 2008 momentalisht kemi një numër me 3141 jetimë.

Fondacioni jonë me ndihmesën që jep për jetimët nuk bënë asnjë dallim feje apo krahine. Jetimët e fondacionit ALSAR janë te moshës nga zero deri në përfundim të shkollës. Momentalisht fondacioni ALSAR mbështet fiinanciarisht disa jetimë që kanë mbushur moshën madhore dhe janë regjistruar në universitete e Republikës së Shqipërisë, gjithashtu një pjesë e jetimëve tanë aplikojnë për të studiuar jashtë Shqipërisë, kryesisht në medresetë e Turqisë dhe në universitetet turke. Deri tani numri i studentëve të dërguar nga fondacioni jonë janë 148.

Sigurisht nuk mund të le pa përmendur dhe çështjen dhe ndihmën mjeko-ligjore, ndihmën psikologjike që japim nga fondacioni  jonë, ku deri tani  janë trajnuar 142 jetime tek psikiatri që është i punësuar pranë fondacionit tonë.

Nga ana tjetër, nuk mund të le pa përmendur se fondacioni ALSAR kujdeset dhe  për orenditë shtëpiake apo kushtet ku ato jetojnë. Pikërisht për këtë kemi ndërtuar 12 shtëpi, kemi riparuar 25 prej tyre si dhe kemi mobiluar 34 shtëpi të fëmijëve jetim.

Sigurish së tërë aktiviteti i fondacionit tonë është i mbështetur nga  partnerë të ndryshëm nëpër botë. Momentalisht numërohen 26 prej tyre që janë në shtete të ndryshme të botës, ku partneri  kryesorë është Turqia dhe institucionet shtetërore turke në Stamboll, Ankara, Konya etj.

Me këtë rast dëshiroj të falënderoj gjithë donatorët që japin ndihmën e tyre si për jetimët, ashtu edhe për punën dhe realizimin e  projekteve të ndryshme.

Gjithashtu, dua të falënderoj mediat vizive dhe te shkruara të Turqisë që herë pas here na kanë ndjekur dhe pasqyruar me detaje të gjitha aktivitetet e fondacionit tonë, veçanërisht dua të falënderoj TRT-në, Zërin e  Turqisë me programet e saja në shqip, të cilat na kanë ndjekur dhe pasqyruar gjerësisht aktivitetin tonë.

Dhe një herë faleminderit të gjithë atyre që me kontributin e tyre, me duatë-lutjet e tyre mundohen të jenë pranënjerëzve në nevojë në Republikën e Shqipërisë…” 

Në përfundim të aktivitetit të pranishmit ndoqën edhe një program artistik.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit