4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Haradinaj priti në takim të përbashkët hoxhën dhe priftin

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit fetarë nga Lugina e Leshanit, hoxhën Ramiz Bricorin – Imam në xhaminë e Leshanit dhe priftin e Kishës së Gllaviqicës, Don Bardhec Zymin, me të cilët bisedoi për çështjet e komuniteteve fetare në lokalitet e tyre.

Në takim, të dy përfaqësuesit fetarë e uruan kryeministrin për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë, duke theksuar se në lokalitetet ku ata shërbejnë harmonia fetare është në nivel të shkëlqyeshëm.

Ata kërkuan nga kryeministri Haradinaj mbështetje për ndërtimin e një qendre kulturore në Jabllanicë të Leshanit, e cila do të jetë në shërbim të të gjithë të rinjve të kësaj ane.

Kryeministri Haradinaj tha me këtë rast se Qeveria do të jetë në shërbim të të gjitha komuniteteve fetare në Kosovë, përmes përkrahjes së gjithanshme dhe shprehu admirimin e tij për harmoninë ndërmjet feve në Lug të Leshanit, si shembull i shkëlqyer për tërë Kosovën.

“Faleminderit që jeni bashkë këtu. Kjo është shtëpia Juaj – këto janë vlerat tona”, tha kryeministri Haradinaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit