11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Yıldırım: Evropa nuk do të mund ta ndalojë ecurinë e Turqisë

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, tha se me përfundimin e terrorizmit do të rriten investimet, resurset dhe fabrikat e Turqisë dhe se Evropa nuk do të mund ta ndalojë këtë ecuri të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Mos u brengosni, ne nuk përkulemi për të poshtërit, por vetëm në ruku [Zotit]. Me reduktimin e terrorit do të rriten resurset tona, investimet dhe fabrikat e reja. Fëmijët tanë do të shkojnë në shkollë të gëzuar. Në këtë mënyrë, ne do të zhvillohemi. Evropa le të bëjë ç’të dojë, le të çmendet, nuk do të mund ta ndalë këtë ecuri”, tha Yıldırım në një adresim para popullit në Hakkari në juglindje të Turqisë.

Ai shtoi se turqit dhe kurdët janë vëllezër dhe së bashku janë pjesë e Turqisë.

“Racizmi nuk na përket neve. Kështu urdhëron edhe feja jonë. Nuk ka racizëm, nacionalizëm etnik, nacionalizëm fetar, separatizëm rajonal”, tha kryeministri turk.

“Ne jemi një, të bashkuar, vëllezër dhe së bashku Turqi, me 780 mijë kilometra katrorë, me Hakkarin, Kırklarelinë, Sinopin dhe Hatayin”, tha Yıldırım.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit