Aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje të akuzuar për sulmin me mortajë dore ndaj ndërtesës së Kuvendit, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti, Atdhe Arifi dhe Adea Batusha janë shpallur fajtor.
Frashër Krasniqi është dënuar me 8 vjet burgim.
Atdhe Arifi është dënuar me 6 vjet burgim.
Egzon Haliti me 5 vjet e gjashtë muaj, si dhe Adea Batusha me 2 vjet burgim.
Koha e tyre e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak do të llogaritet.
https://www.facebook.com/kosovapress/videos/525519981145495/