Zyrtarët turq kanë ndaluar një festival me filma homoseksualësh në gjuhën gjermane në kryeqytetin e Ankarasë, duke thënë se ai mund të nxisë urrejtje ose të jetë shënjestër e sulmeve terroriste.
Organizatorët e festivalit gej ‘Pink Life QueerFest’ kishin planifikuar të shfaqnin katër filma në kinematë turke më 16 dhe 17 nëntor.
Ata thanë se vendimi i qeverisë se Presidentit Erdogan po i privon nga të drejtat e tyre kushtetuese.
Homoseksualiteti nuk është i paligjshëm në Turqi, por aktivistët thonë se homofobia mbetet ende shumë e përhapur.
Në një deklaratë, zyra e guvernatorit të Ankarasë tha se përmbajtja e festivalit “mund të nxisë sherre dhe sulme nga një pjese e shoqërisë”.
Inteligjenca turke sugjeroi se “organizatat terroriste kërkojnë të sulmojnë grupe provokuese, sulmet ndaj të cilave mund të shkaktojnë reagime ndërkombëtare”./SYRI.net