2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mitrovicë, shqiptarët shesin pronat

Më të lexuarat

Situata e fundit në veri të Kosovës shton apetitet e qeverisë së Beogradit për blerjen e pronave të shqiptarëve në këtë pjesë.

Vetëm këtë javë në “Lagjen e Boshnjakëve” sipas banorëve kanë përfunduar procedurat e shitblerjes për dy prona të shqiptarëve të cilat nëpërmjet gjykatës paralele kanë kaluar në pronësi të serbëve.

Kështu Zymer Ismajli është në pritje të fqinjëve të rinj serb në këtë shtëpi për të cilën ai tregon se ditëve të fundit ish pronarët e saj shqiptarë i kanë munguar lagjes.

Ismajli nuk heziton të flas për të gjithë bashkëkombasit e tij të cilët po i shesin pronat duke i akuzuar ata se me veprime të tilla po e ndihmojnë spastrimin etnik të shqiptarëve.

E derisa shqiptarët të cilët janë në negociata me serbët për t’i shitur pronat nuk mund t’i takojmë, Ramadan Kelmendi një tjetër banor i lagjes së boshnjakëve tregon për pervojën e tij me ofertuesit serbë.

“Lagjja e Boshnjakëve” shumë shpesh ka qenë cak i sulmeve të ndryshme nga grupe kriminale serbe. Banorët edhe më tutje ndihen të pasigurt por nga dita në ditë vihet re se janë mësuar me këtë mënyrë jetese. Ata kërkojnë nga autoritetet kosovare të krijojnë më shumë vende pune për të rinjët e lagjes një gjë kjo e cila duket se do të ringjallë shpresën dhe vullnetin për të mos i braktisur trojet./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit