-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Panasonic lançon televizorin e parë 4K dhe zbulon tabletin 20-inç 4K

Më të lexuarat

Gjatë ditës së mërkurë, Panasonic prezantoi televizorin parë 4K, i cili do të t’u mundësojë përdoruesve të luajnë përmbajtje nga një USB apo nga interneti.

Ndërkohë, kompania zbuloi përciptazi edhe tabletin e ri 4K me ekran 20-inç me Windows 8.

Gjatë viteve të fundit sektori i televizorëve është gjendur në vështirësi. Shtimi i 3D-së nuk rezultoi sukses, madje mund të themi edhe dështim. Kjo ka bërë që prodhuesit e televizorëve të drejtohen tek rezolucioni 4K, i cili është 3,840 x 2,160 pixel.

I pari nga Panasonic është Smart Viera TX-L65WT600, i cili ka ekran 65-inç dhe mund të shfaqë deri në 60 frames per sekond. Si i pari i këtij lloji, WT600 ka një dekoder të integruar 4K H.264, që u mundëson përdoruesve të luajnë skedarë video nga një USB apo kartë SD – por, edhe më e rëndësishmja nga interneti, tha Panasonic.

Seti është i pajisur edhe me standardet e lidhjeve HDMI 2.0 dhe DisplayPort 1.2a, çka do të thotë se mund të punojë në të ardhmen me të ashtuquajturat 4K-players apo konsolat e ardhshme të lojërave.

Problemi më i madh i televizorëve 4K për momentin është çmimi i lartë. Edhe WT600 nuk mbetet prapa kur të fillojë të shitet në Evropë prej tetorit për 9000 $, bashkë me TVSH. Së shpejti do të vijë në treg edhe tableti me Windows 8 dhe ekran 20-inç 4K. Detaje të reja mbi të do të dëgjojmë gjatë javës./zh/telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit