-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Rritje rekord me 216% në eksportin e vaj ullirit të Turqisë

Më të lexuarat

Eksporti i vajit të ullirit për sezonin 2016/2017 në Turqi, në krahasim me një sezon më parë është rritur 216% dhe nga 55 milionë dollarë ka arritur në 174 milionë dollarë.

Eksporti i vajit të ullirit për sezonin 2016/2017 në Turqi, në krahasim me një sezon më parë është rritur 216% dhe nga 55 milionë dollarë ka arritur në 174 milionë dollarë.

Sipas deklaratës së bërë nga Unionet e Eksportuesve të Egjeut, sezoni i eksportit të vajit të ullirit që filloi vitin e kaluar në 1 nëntor, përfundoi në 31 tetor të këtij viti.

Në këtë periudhë, sektori i vajit të ullirit turk, që arriti një shitje të jashtme prej 174 milionë e 155 mijë dollarësh, arriti të rritet 216% në krahasim me eksportin e një viti më parë.

Këtë sezon Turqia dërgoi vaj ulliri në më shumë se 100 vende dhe me një shitje prej 174 milionë dollarësh siguroi rritjen më të lartë të katër sezoneve të fundit.

Vendin e parë të eksportit të vajit të ullirit nga Turqia e zë Spanja me 59 milionë dollarë, vendin e dytë e zënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 46 milionë dollarë, të cilat ndiqen nga Italia me 14 milionë dollarë, Arabia Saudite me 12 milionë dollarë dhe Bregu i Fildishit me 5,6 milionë dollarë.


- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit