Shumica e shoferëve, veçanërisht shoferët e rinj, e kanë të vështirë t’i vendosin pasqyrat anësore në pozicionin e duhur.
Por, edhe shoferët më me përvojë mund të mos kenë ditur si t’i vendosin ato, dhe mund ta kenë bërë këtë gabim për vite të tëra.
Duhet të keni parasysh se pasqyrat anësore dhe retrovizori janë të domosdoshëm për një siguri më të madhe në komunikacion, pasi që ju ndihmojnë t’i shmangni aksidentet duke ju ofruar një pamje më të mirë të veturave, këmbësorëve dhe çiklistëve që gjenden anash veturës suaj.
Përderisa vendosja e pasqyrave si në foton e mëposhtme ju mundëson ta zvogëloni këndin e vdekjes, një pozicion i tillë i pasqyrave ju pamundëson t’i shihni çiklistët apo këmbësorët të cilët janë afër veturës tuaj.
Prandaj, ekspertët rekomandojnë t’i poziciononi pasqyrat si në foton e mëposhtme, në mënyrë që ta shihni një pjesë të vogël të veturës suaj, sepse në këtë mënyrë ju do ta keni mundësinë t’i shihni çiklistët dhe motoçiklistët të cilët mund të jenë më afër se ç’mendoni.