Facebook ka njoftuar se në këtë rrjet social po përhapet masivisht një virus që fshin fjalëkalimet.
Deri tani janë infektuar plot 800 000 përdorues nga ky virus me pamjen e një videoje të dërguar nga një mik.
Sapo klikohet mbi link përdoruesit i hapet një uebfaqe që udhëzon shkarkimin e një plug-in për të parë videon.
Në qoftë se bëhen tentativa për të shkarkuar këtë plug-in atëherë këtu fillojnë problemet pasi shkarkimi iu mundëson krijuesve të maluerit akses ndaj fjalëkalimit të përdoruesit.
Duke fituar potencial mbi llogarinë e të tjerëve, krijuesit mund të marrin akoma më tepër informacione personale duke i shfrytëzuar ato për të përhapur më tutje videon infektuese.
Fillimisht virusi mund të përhapej vetm tek ata përdorues që aksesonin Facebook nëpërmjet Google Chrome, por tani është mësuar se kodi i dëmshëm është përshtatur edhe për shfletuesin Mozilla Firefox.
Malueri ka mundur të fitojë terren duke qenë se duket si një mesazh i dërguar nga një mik. Sulmuesit po sofistikojnë gjithnjë e më tepër sulmet e tyre prandaj është e rëndësishme që përdoruesit të qëndrojnë vigjilintë dhe mos klikojnë linqe të dyshimtë. (PCWorld Albanian)/kohaislame