12.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Skype po zhvillon mundësinë për video biseda në 3D

Më të lexuarat

Shërbimi për mesazhe të çastit dhe video-thirrje, Skype, raportohet që është duke punuar sa i përket video thirrjeve në 3D dhe kufizimet e tanishme me teknologjinë 3D kanë penguar ndërmarrjen që të lëshojë veçorinë.

Zëvendës presidenti i korporatës së Microsoft për Skype, Mark Gillet, tha që prova në laborator është bërë për të analizuar mundësitë e ekraneve 3D dhe kapjes 3D.

Gillett tha që ka pasur shumë përparime në ekrane dhe njerëzit kanë filluar që të blejnë televizione dhe monitorë të kompjuterëve që mund të shpërndajnë imazhin 3D, por ka çalim sa i përket pajisjeve për kapje 3D dhe ndërmarrja ka qenë duke punuar pikërisht në atë, raporton BBC.

Sipas raportit, zëvendës presidenti tha që Skype është duke punuar me teknologjinë ku shumë kamera duhet të lidhen me kompjuterin, më saktësisht të bëhet gradimi i tyre dhe t’i vendos ata në këndin e duhur dhe janë duke synuar tani që të përdorin atë teknologji për ta bërë që të punojë praktikisht me pajisjet që ofrojnë mbështetje.

Gillet u pajtua me regjisorin e Hollywood-it, James Cameron, i cili tha që të gjitha format e argëtimit me gjasë do të jenë 3D, por paralajmëroi që video bisedat do të marrin më tepër kohë që të vijnë se sa në përdorimet e tjera.

Ai më tej shtoi që depërtimi i teknologjisë 3D do të jetë më tepër në televizione dhe kompjuterë përpara se të arrijë me gjasë tregun e smartfonëve, thuhet më tej në raport. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit