-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Asad: Do të vetëmbrohemi

Më të lexuarat

Presidenti i regjimit sirian Bashar al Asad tha se “Siria do të mbrojë veten kundër çdo agresioni të mundshëm.”

Sipas agjencisë zyrtare siriane të lajmeve, Bashar al-Assad, gjatë një takimi me delegacionin e Jemenit, theksoi se “kërcënimet për të nisur një sulm të drejtpërdrejtë në Siri, vetëm sa do të forcojë pozicionin e saj dhe parimet e saj që vijnë nga “vullneti i popullit të saj”.
“Siria, me popullin durimtarë dhe ushtrinë trime, do të vazhdojë për të eliminuar terrorizmin e shfrytëzuar nga Izraeli dhe vendet perëndimore. Asad tha se gjendja aktuale është duke i shërbyer Izraelit dhe interesave të tyre, në mënyrë që të copëtohen territoret në rajon,” tha Assad.
Ndërkohë, takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Sirinë, i cili erdhi pas kërkesës urgjente të Rusisë, ka përfunduar. /mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit