Sulmet e regjimit shiit të Nuri Malikit të koordinuara nga bandat kriminale shiite po ndërmarrin sulme të shumta mbi liderët fetarë dhe politik të muslimanëve në vend dhe mbi popullatën civile.
Të paktën 23 persona janë vrarë dhe dhjetra të tjerë janë plagosur në një seri sulmesh ndaj zonave sunite në pjesën veriore të Irakut, gjatë ditës së enjte, raportuan zyrtarë të policisë për CNN.
Sulmi më vdekjeprurës ka qenë në Samarra, ku 16 njerëz gjetën vdekjen pas shpërthimit të një autobombe, në një market të hapur në natyrë, mbrëmjen e së enjtes, ndërkohë 27 të tjerë u plagosën në qytetin me shumicë sunite, rreth 100 km në veri të Bagdadit.
Ndërsa në Bagdad, një i armatosur qëlloi për vdekje 3 persona jashtë shtëpisë së tyre në Saydiya, një zonë e përzierë mes sunitëve dhe shiitëve, në zonën jug-perëndimore të qytetit.
Në al-Adil, një rajon fqinj me sunitë në perëndim të Bagdadit, një tjetër i armatosur hapi zjarr ndaj një grupi njerëzish, në një zonë rezidenciale, duke vrarë 2 persona, njofton policia.
Në Mosul, një autobombë shpërtheu jashtë një spitali lokal, duke lënë 2 të tjerë të vdekur dhe 9 të plagosur. Mosuli është një qytet me shumicë sunite, rreth 360 km në veri të Bagdadit. E përbashkëta e të gjitha këtyre sulmeve janë se ato kryhen nga urrejta që kanë shijat mbi muslimanët dhe nga frika e humbjes së pushtetit, fatkeqësia është se ky regjim është themeluar dhe mbështetet nga aleanca ndërkombëtare perëndimore.
Zyrtarët e policisë në këto qytete folën në kushtet e anonimatit, pasi nuk ishin të lejuar të jepnin deklarata informative ndaj mediave. /TCH/kohaislame