-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Snajperët qëlluan mbi inspektorët e OKB-së në Siri

Më të lexuarat

Ekspertët e OKB-së për armët kimike që ndodhen aktualisht me mision në Siri u qëlluan nga snajperët. Makina, me të cilën ekspertët po udhëtonin nga Damasku për në zonën e sulmit kimik, u shpua në disa vende nga plumbat.
Edhe pse asnjëri prej inspektorëve nuk u lëndua, kryesia e misionit vendosi ta shtyjë fillimin e punës për arsye sigurie. Pothuajse në të njëjtën kohë pranë ndërtesës së hotelit, ku janë akomoduar ekspertët, shpërthyen dy predha mortaje.

Sulmi ndodhi në “tokën e askujt” midis pozicioneve të trupave qeveritare dhe rebelëve. Por botërisht kuptohet se qëndron regjimi i ndyre i Bashar Asadit pas sulmeve, ai po përsërit taktiken e njejtë me përfaqësuesit e OKB dhe të Ligës Arabe, nga kjo taktikë ai pati sukses dhe ata u tërhoqën nga bisedimet dhe sanksionet. E njëjta situatë mëton të përsëritet prapë dhe si duket me mbështetje ndërkombëtare, thjesht të bëhet një manipulim publik i opinionit dhe të shpallen “mungesë faktesh” e në këtë mënyrë i jepet kohë Basharit që eventualisht të rikthej pushtetin në vend.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit