2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Shqiptarit që ‘mban’ serbët me bukë i djegin tri makina në oborr

Më të lexuarat

Policia e Kosovës ka konfirmuar se tri makina janë djegur sot herët në mëngjes në oborrin e shtëpisë së qytetarit, Teki Fetahu, furrtar, nga Mitrovica veriore.

Fetahu ka thënë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka informacione se si ka ndodhur dhe kush e ka bërë këtë.

“Janë djegur dy veturat e mia, makinat e furrës dhe një veturë e fqinjit, i cili e kishte parkuar makinën te unë, ngase rruga në të cilën jeton, aktualisht është duke u rinovuar. Ndihem i sigurt, por nëse e ka bërë këtë vepër dora e njeriut, këtë e ka bërë një jonjeri”, ka thënë Fetahu.

Shefi i njësisë operative të Policisë së Kosovës në këtë zonë, Zhelko Bojiq ka thënë për Radion Evropa e Lirë se bëhet fjalë për zjarrëvënie dhe se prokurori i rastit e ka cilësuar atë si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Teki Fetahu është pronar i një furre në Mitrovicën veriore, ku furnizohen me bukë dhe prodhime tjera nga furra, banorët e atjeshëm, kryesisht serbë, ngaqë ky komunitet përbën shumicën në atë pjesë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit