Dy javë më parë, Emiri erdhi në shtëpinë time dhe kërkoi dorën time për fejesë.
Njohja jonë filloi në spital, ku unë shkoja pothuajse çdo ditë për dializë.
Ai kishte vënë re frikën, fytyrën time të vrejtur, pezmatimin dhe tendencën time për tu vetëmbyllur, sa herë që shkoja në spital për dializë.
Megjithatë, ai bënte ç’mos që ta ndryshojë atë atmosferë pezmi, duke më shtruar pyetje, duke u interesuar dhe duke më qetësuar.
Nuk e kisha kuptuar se i pëlqeja.
S’kaloi shumë dhe më propozoi martesë dhe vendimin e tij për të më dhuruar njërën veshkë.
Fillimisht hezitova shumë, pasi nuk doja ti bëhem barrë askujt. Bëri ç’mos derisa më bindi.
Falë tij, jeta ime filloi të marrë një drejtim tjetër, plot shpresë dhe optimizëm, për të cilat kisha nevojë.
Tashmë jemi duke bërë analizat përkatëse para se ti nënshtrohemi transplantit.
Së shpejti do i kthehem studimeve për gjuhën angleze dhe ti mbyll ato.
Jam plot shpresë dhe besim se në jetë ka plot gjëra të bukura për të cilat ia vlen të jetohet.