Projekti i quajtur Neom do të ndërtohet në tokë të paprekur përgjatë bregut të Detit të Kuq afër Egjiptit dhe Jordanisë
RIJAD (AA) – Trashëgimtari i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, bëri të ditur planet e ndërtimit të qytetit të ri në veriperëndim të vendit në vlerë prej 500 miliardë dollarë (rreth 425 miliardë euro), i cili tërësisht do të furnizohet me energji alternative dhe do jetë qendër inovative për të ardhmen, raporton Anadolu Agency (AA).
Projekti i quajtur Neom do të ndërtohet në tokë të paprekur përgjatë bregut të Detit të Kuq afër Egjiptit dhe Jordanisë. Projekti ambicioz mund të sjellë deri te shfrytëzimi i fluturakeve pa pilot, automjeteve pa shoferë dhe robotë.