3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

(VIDEO) Evitohet rrahja mes deputetit shqiptar Rexhail Ismaili dhe Bllagoja Stojanovskit

Më të lexuarat

Projektligji për media po kundërshtohet edhe nga opozita. Deputetët e opozitës maqedonase kanë dorëzuar dhjetëra amendamente për të ndryshuar përmbajtjen e draftit, por shumica e tyre janë hedhur poshtë nga pozita. Mirëpo, sikur kjo mos të mjaftojë përfaqësuesit e partisë shqiptare në pushtet, BDI’së, kanë qenë të gatshëm të përleshen edhe fizikisht me kundërshtarët e partnerit të tyre të koalicionit, Nikolla Gruevskit. Pasi që kryetari i Komisionit për Transport dhe Postë – Telekomunikacion, Rexhail Ismaili ia dha fjalën ministrit Ivo Ivanovski se pse është pranuar amendamenti, përkundër kundërshtimeve të shumta, ndërsa nuk lejoi të replikojë përfaqësuesin e LSDM’së, Bllagoja Stojanovskin, atmosfera është nxehur dhe ata kanë dal jashtë që të masin forcat fizike. Ndërhyrja e disa kolegëve ka parandaluar rrahjen./Almakos/kohaislame  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit