Viktimat afgane nga të shtënat e një ushtari amerikan kanë folur në gjykimin e tij.
Robert Bales tashmë është shpallur fajtor për vrasjen e 16 civilëve – shumica nga ta gra dhe fëmijë – në mars të vitit 2012, në dy fshatra të provincës Kandahar.
Gjykata ushtarake në Uashington është duke vendosur nëse do ta dënojë me burgim të përjetshëm ose me mundësinë e lirimit me kusht pas 20 vjetësh.
Në seancë kanë dëshmuar shtatë afganë. Katër kanë qenë të plagosur në sulme, ndërsa tre të tjerë kanë qenë të afërm të të vrarëve ose plagosurve.