Autoritetet britanike arritën nga botimi “The Guardian” asgjësimin e plotë në Londër të materialeve të dorëzuara atij nga ish-oficeri i CIA-s, Edward Snowden.
Sipas njoftimit të Kryeredaktorit të botimit, Alan Rusbridger, në rast se gazeta do të refuzonte të asgjësonte të gjitha materialet e Edward Snowden, atë e kërcënonte ndjekja penale. Ekspertët e zbulimit elektronik britanik kontrolluan personalisht shkatërrimin e hard drives në redaksinë e Londrës të gazetës “The Guardian”.
“E gjithë kjo u perceptua si një simbolizëm veçanërisht i kotë, i pakuptimtë dhe krejtësisht i palidhur me epokën dixhitale, – shkruan Alan Rusbridger. – Ne do të vazhdojmë me durim, skrupolozitet dhe zell të përgatisim raportazhe në bazë të dokumenteve të Edward Snowden, vetëm se nuk do ta bëjmë më këtë në Londër”.