-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Letra emocionuese që Jusuf Kardavi i shkroi bijës së tij të burgosur në Egjipt

Më të lexuarat

Bija ime e vogël Ola… Drita e syve të mi, zemra ime, fara e mirësisë që e mbolla në kopshtin e shpirtit tim. Për ty, e dashura bijë, do të dhuroja zemrën si dhuratë, dhe brenda do ta gjeje gjithë dashurinë që mbaj për ty, e që në të vërtetë do të shihje besimin që kam në ty.

E dashura bija ime, ti po qëndron e burgosur nga tiranët për më shumë se 100 ditë, dhe mund ta marr me mend se sa të vështira janë gjithë këto ditë që i ke vuajtur! Një ditë duket si një jetë. Ato ditë të mbushura me padrejtësi, me lejen e Zotit do të kthehen në harresë, dhe dashtë Zoti që ti dhe burri yt të ktheheni te sigurtë dhe te qetë.

Ti je gatitur që të mbash distancë nga njerëzit që të lëndojnë, dhe ke ditur që tu qëndrosh larg atyre. Ti linde në një tokë që nuk u takon atyre, ndoqe shkollë dhe universitete që nuk janë sikur të tyre dhe punove në zyra që nuk u ngjanin te atyre. Pra, cfarë është kjo urrejtje e pashpirt që kanë ndaj teje?

Ti je një grua, je nënë dhe gjyshe, një grua paqësore dhe je zyrtare në ambasadën e vendit tënd, shtetësinë e të cilit vend ti e posedon.

Askush nuk ka pse të pengojë punën tënde, pasi ti nuk i ndërhyre ndokujt. Ti as që deshe të dije ndonjëherë për politikën, edhe pse burri yt ishte i kyqur në politikë, në një parti që njihet ligjërisht.

Dhe kjo nuk mjaftoi, pasi edhe atë e arrestuan dhe e burgosën, vetëm pse ishte burri jot!

Secili mbetet i pafajshëm derisa drejtësia ta provoj të kundërtën, dhë kështu duhet të punoj secili ligj.

Baza e secilës akuzë është vet pafajësia e njeriut të akuzuar, përderisa ai nuk gjykohet nga një gjykatë e drejtë, ku ka të drejtë apeli dhe paraqitje të fakteve.

Në gjykata të tilla, neve na mbetet që vetëm ti drejtojmë sytë nga qielli i Zotit tonë.

Pse po trajtohesh kaq ashpër! Pse po mbahesh në qeli të vetmuara ku nuk hyn dot drita e diellit, dhe nuk dihet kur është ditë e kur është natë?!

Pse je e burgosur mbi të gjitha?

Pse gazetat dhe agjencitë e lajmeve raportuan me shpifje për gjyqin ndaj teje? Dhe pse i gjithë ky mohim i të drejtave themelore, vizitave, kujdesit shëndetësor dhe mjekimit?! Ti nuk ke bërë asnjë të keqe, as të madhe as të vogël, për të cilën do ta meritoje dënimin në këtë botë apo në botën tjetër, ti nuk morre pjesë në asnjë demonstratë apo revolucion. Kanë kaluar vite dhe nuk të është lejuar të udhëtosh brenda dhe jashtë vendit! Çfarë ka ndryshuar?! Sikur tiranëve ju ka kujtuar papritur se ti je bija e el-Kardavit!

E dashura bijë, babai yt e ka mbajtur gjithmonë fenë e tij në zemër kur është marrë me njerëzit, kur i ka mësuar ata, si dijetar, mysfti, mësues, poet, shkrimtar, dhe për as një moment nuk e ka tradhtuar kombin e tij, dhe kështu në moshën mbi 90 vjecare është aq i njohur për njerëzit.

Babai yt ka vizituar të gjitha kontinentet, dhe nuk ka lënë vend interesant pa vizituar.

Për secilin moment, babai yt ka mbrojtur cështjen e muslimanëve. Asnjëherë nuk i ka braktisuar ata, për asnë moment. Nëse tiranët që të burgosën nuk e pëlqyen qëndrimin e babait tënd, i cili ka qëndruar prapa civilizimit islam, atëherë cfarë faji paske ti?!

Pse po dënohesh për dicka që se ke bërë? Apo po e dënojnë babain tënd duke të dënuar ty?

Ata e njohin babanë tënd bijë. Por ata as që i afrohen babait tënd. E shohin vetëm në tubimet si president i Unionit Botëror të Dijetarëve Musliman, e shohin në institucione avokuese dhe si ekspert i qështjeve madhore të jurispridencës islame.

Kur babai yt u përball me akuza nga ky regjim, ishte anëtar i Këshillit Suprem të Dijetarëve dhe i Akademisë së Hulumtimeve Islame në Egjipt.

Babai yt pastaj dha dorëheqje nga të dyja pozitat pasi e pa se në cfarë gjendje i kanë sjellur këto institucione tiranët që udhëheqnin vendin, dhe pasi e pa se nga kjo gjë nuk ka dobi vendlindja ime Egjipti.

Pas kësaj, babai yt zgjodhi një vend që e mirëpriti për të vazhduar punën.

Por si mundën bija ime, që ti ngarkonin babait tënd akuza se në moshën atëherë 85 vjecare paska thyer burgjr dhe i paska liruar të burgosurit, akuza që i kuptova përmes të tjerëve.

Krejt cfarë bëri regjimi është se zbrazi mllefin ndaj meje ndaj një gruaje të lirë, dhe donin ta mposhtnin, por është Allahu ai që do ti mposhtë ata, dhe është Ai që i sheh vazhdimisht, pasi Ai nuk fle kurrë, dhe të mbronë ty përmes fuqisë se Tij të pakonkurentë.

Bija ime Ola, Allahu deshi që ti të sprovoheshe me shumë gjëra, përmes së cilave ai ta ngriti durimin dhe shpërblimin për botën tjetër.

Ti, e cila gjendesh në një qeli të errët, je shumë më e ngritur të Zoti yt sesa shtypësit e tu të cilët gjenden në pallate të larta.

Aq shumë musliman anembanë botës po e lusin Allahun për ty dhe shokët e tu që gjenden të ngujuar në burgje padrejtësisht, dhe luten për lirim të shpejtë dhe dënim të shtypësve. Këto lutje nuk shkojën huq, as në këtë botë e as në botën tjetër.

Qetësohu bijë, mos u shqetëso, buzëqesh, dhe beso fuqishëm se lutjet më të mira gjenden jashtë atij burgu, dhe do ti godasin shtypësit, dhe këto lutje do ti shpallin ata si të kapitulluar.

Ta dish bijë, Zoti nuk është aspak i kënaqur me atë që po bëjnë regjimi, dhe dënimi i tij nuk do ta harroj të padrejtin. Por vetë, atëherë ata do ta kuptojnë se cfarë fundi i pret.

Babai yt, Jusuf Kardavi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit