Një ëmbëlsirë e cila vjen me një recetë jo fort të zakontë. E ku tjetër, përveçse tek Shije.al
Mos ngurroni ti hidhni një sy:
Përbërësit:
2 pako vanilje
6 banane të prera në feta
2 gota qumësht
1 pako puding pluhur i gatshëm
8 lugë gjelle krem djathi
14 lugë gjelle, qumësht i ëmbël i kondesuar
500 gram biskota
Përgatitja:
Në një tavë qelqi vendosim një shtresë me biskota. Sipër tyre vendosim fetat e bananeve. Në një tas kombinoni qumështin me pudingun dhe i rrihni me anë të një rrahesi elektrik dore. Në një tas tjetër kombinoni, kremin e djathit,vaniljen dhe qumështin e kondensuar. Në fund i bashkoni të dyja përzierjet dhe i rrihni mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Shtrojeni sipër bananeve në tavë dhe sipër i vendosni pjesën tjetër të biskotave të mbetura. Futeni në frigorifer për rreth 40 minuta dhe në fund e shërbeni./Shije