Udhëheqja e Gardës Revolucionare të Iranit bëri të ditur synimin e vet për të lansuar programin e trajnimit të nxënësve të viteve të fundit të shkollës së mesme për neutralizimin e avionëve pa pilot (drones).
Gjenerali i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Fazli, deklaroi se ky program do të quhet “Përgatitja për mbrojtje”. Si pjesë të kursit nxënësit do të mësojnë metodat e ndjekjes dhe neutralizimit të avionëve të papilotuar. Fëmijët gjithashtu do të përvetësojnë teknikat e thyerjes së kodeve kompjuterike nëpërmjet të cilave kryhet komandimi i avionëve të papilotuar.
Ushtarakët iranianë japin mësim që tani në shkollat lokale. Në veçanti, ata u mësojnë fëmijëve bazat e mbrojtjes civile.