10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Rritja ekonomike e Turqisë, vlerësime nga organizatat ndërkombëtare

Më të lexuarat

Rritja e ekonomisë së Turqisë me më shumë se 5 për qind në dy tremujorët e parë të këtij viti dhe treguesit kryesorë kanë çuar që disa institucione dhe organizata ndërkombëtare të rrisin vlerësimet e tyre në lidhje me Turqinë

ANKARA (AA) – Rritja e ekonomisë së Turqisë me më shumë se 5 për qind në dy tremujorët e parë të këtij viti dhe treguesit kryesorë kanë çuar që disa institucione dhe organizata ndërkombëtare të rrisin vlerësimet e tyre në lidhje me Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekonomia turke e cila ka treguar një qëndrim të fortë kundër përpjekjes për grusht shteti të 15 korrikut nga organizata terroriste FETO, sulmeve terroriste dhe luhatjeve në tregjet ndërkombëtare, performancën e rritjes me mbi 5 për qind të arritur në tremujorin e parë të vitit dhe me mbështetjen e reformave strukturore e ka ruajtur edhe në tremujorin e dytë të vitit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Statistikor i Turqisë, ekonomia turke, e cila u rrit me 5.2 për qind në periudhën janar-mars, ajo gjithashtu arriti një rritje prej 5.1 për qind edhe në periudhën prill-qershor.

Disa institucione dhe organizata që para këtyre të dhënave mbanin parashikimet e ulëta të rritjes së Turqisë, pas performacës së shfaqur një e nga një kanë revizionuar parashikimet me drejtim në rritje.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Banka Botërore, Moody’s dhe Fitch, të cilat monitorohen nga tregu me parashikimet për ekonomitë e vendit, janë ndër institucionet dhe organizmat që rifreskojnë parashikimet e rritjes për ekonominë turke.

Revizionet ndoqën njëra-tjetrën

Pavarësisht nga zhvillimet negative në ekonominë e Turqisë në vitin 2016, rritja prej 2.9 për qind dhe shfaqja e treguesve kryesorë për vitin 2017, revizionet në parashikimet e rritjes kanë ndjekur njëra-tjetrën.

Fillimisht, Goldman Sachs dhe JP Morgan Chase një nga gjigantët e investuesve bankarë të SHBA-ve, njoftuan parashikimin e tyre të rritjes për Turqinë në fund të marsit, ku Goldman Sachs revizionoi parashikimin e rritjes ekonomike të Turqisë për vitin 2017 nga 1.8 për qind në 2.3 për qind, ndërsa edhe JP Morgan Chase parashikoi se vendi do të ketë rritje për 2.6 për qind këtë vit në vend të 1.8 përqindëshit.

Goldman Sachs në një raport të lëshuar në shtator pas njoftimit të të dhënave të rritjes së tremujorit të dytë ka theksuar se ruan parashikimin për rritjen me rreth 5 për qind të ekonomisë së Turqisë deri në fund të vitit, dhe se në tremujorin e tretë rritja me një efekt të gjerë bazë mund të jetë rreth 7 për qind.

Moody’s dhe Fitch rritën dy herë herë parashikimin e tyre të rritjes

Edhe Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredive, Moody’s, ka qenë gjithashtu mes organizatave që rishikonin vlerësimet e rritjes për Turqinë.

Moody’s, e cila fillimisht në muajin prill ngriti parashikimin e rritjes së Turqisë për vitin 2017 nga 2.2 për qind në 2.6 për qind, së fundmi në muajin gusht e rriti parashikimin e saj në 3.7 për qind. Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredive ka ngritur parashikimin e vendit për rritjen e vitit 2018 nga 2.7 për qind e rriti në 2.9 për qind dhe më pas në 3.2 për qind.

Në raportin e qershorit 2017 të raportit “Pritjet Ekonomike Globale (GEP)”, edhe Banka Botërore e rriti pritshmërinë e rritjes ekonomike të Turqisë për këtë vit me 0.5 pikë duke e çuar në 3.5 përqind.

Ndërsa përllogaritjet e rritjes për 2018 dhe 2019 janë rishikuar me radhë në 3.9 përqind dhe 4.1 përqind. Në raportin e mëparshëm GEP të të publikuar në janar për parashikimet e rritjes së Turqisë për vitin 2017 u vendosën në 3 për qind, 3.5 për qind për 2018 dhe 3.7 për qind për 2019. Turqia ishte vendi me pritjet më të larta për rritjen ekonomike në raport me rishikimet e bëra.

Edhe Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredive, Fitch Ratings, pasi u njoftua shifra e rritjes së tremujorit të parë njoftoi se normat e rritjes ekonomike për Turqinë janë revizionuar me drejtin në rritje.

Fitch Ratings, e cila më parë ka njoftuar pritshmëritë e rritjes së Turqisë për këtë vit dhe vitin 2018 me 2.3 për qind dhe 1.3 për qind, ka përditësuar shifrat e saj në 4.7 për qind për këtë vit dhe 4.1 për qind për vitin e ardhshëm.

Fitch në deklaratën e saj në lidhje me revizionimin paralajmëroi se ekonomia turke ka tejkaluar pritshmëritë duke arritur një rritje me 5 përqind në tremujorin e parë duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Fitch, pas shpalljes së të dhënave të rritjes për tremujorin e dytë të këtij viti njoftoi se parashikimin e rritjes së Turqisë për 2017 nga 4.7 e ka rritur në 5.5 përqind për këtë muaj.

Morgan Stanley, një institucion për shërbime financiare ndërkombëtar dhe investimet bankare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), njoftoi gjithashtu se ka rritur normën e parashikuar të rritjes për ekonominë turke këtë vit në shtator nga 3.3 përqind në 4.3 përqind.

Nga ana tjetër, institucioni financiar japonez Nomura, parashikimin e rritjes së Turqisë për në të njëjtën periudhë për këtë vit nga 4.2 për qind e ka rritur në 5.5 për qind.

Banka amerikane e investimeve J.P. Morgan, nga ana tjetër, ngriti parashikimin e Turqisë për 2017 nga 4.6 për qind në 5.3 për qind, ku dhe duke mos ndryshuar ka ruajtur pritshmërinë e rritjes për vitin e ardhshëm me 3.1 për qind.

Së fundmi, FMN-ja ka rritur pritshmërinë e saj për rritjen ekonomike të Turqisë nga 2.5 përqind në 5.1 përqind në 2017 dhe nga 3.3 përqind në 3.5 përqind për 2018.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit