a mbetur edhe më pak se një javë deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale, e kryetari aktual i Hanit të Elezit, nuk e ka prishur rutinën.
Rufki Suma, pretendon se puna e parë që bënë me të dalë në zyrë, pas faljes së sabahut, është të shënojë në ditarin e tij aktivitetet e së djeshmes, por gjithherë duke shikuar në kamerat e sigurisë se mos po i vjen ndonjë qytetar në takim qysh herët, njofton Klan Kosova.
Se vjen më herët se stafi i sigurimit, e thonë edhe pjesëtarët e këtij shërbimi.
E pavarësisht se është kohë fushate, kandidati i pavarur për Hanin e Elezit thotë se nuk ka mbajtur asnjë tubim, pasi nuk dëshiron që të lavdërohet për punët e tij.
Bile edhe ato punë që po përfundojnë në këtë kohë, nuk dëshiron t’i shfaq.
Por, ky nuk e mohon se ka takime me qytetarë, veçse ato thotë se i bënë me ftesën e tyre për vizita familjare, dhe atë pa ndonjë kosto elektorale.