Në një reportazh për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Ihsanollu tha se që nga viti 2005 e këtej, vit që ka ardhur në këtë detyrë, ekziston një perceptim në lidhje me një ndryshim pozitiv ndërmjet myslimanëve dhe jo-myslimanëve, por ka nevojë për më shumë se kaq.
Duke aluduar për politikanin racist holandez Geert Wilders, Sekretari Ihsanollu tha se “aktorët kryesorë të islamfobisë kohët e fundit kanë dështuar në përpjekjen e tyre me partitë ksenofobiste”.
Sekretari i Përgjithshëm Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Ekmeleddin Ihsanollu cilësoi se është kundër mendimit që myslimanët në kontekstin e përgjithshëm janë të ndryshëm nga jo-myslimanët. Në emër të reduktimit të frikës dhe paragjykimeve mund të nxirren mësime nga historia, shtoi ai.
Ndryshimi në mënyrë të qëndrueshme i këndvështrimit ndaj Islamit mund të realizohet vetëm me anë të ndryshimit të botës islame, u shpreh Ekmeleddin Ihsanollu./trt/kohaislame