Një burrë i cili padrejtësisht ka kaluar 23 vjet në burg për një vendim të gabuar gjyqësor për vrasje të dyfishtë, u lirua të premten në Kansas, njoftoi media lokale.
Lamonte McIntyre, i arrestuar në moshën 17-vjeçare, u dënuar dy herë me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy personave në Kansas City.
Të dy burrat u qëlluan derisa po qëndronin ulur në kadillakun e tyre, shkroi Kansas City Star.
McIntyre ishte dënuar pavarësisht faktit se nuk kishte dëshmi të mjaftueshme për ta shoqëruar atë me krimin, dhe pavarësisht nga alibia që familja e tij i kishte ofruar gjykatës, se ai ishte në shtëpi në kohën e vrasjes, shkroi gazeta.
Rasti kundër McIntyre u publikuar në vitin 2016 nga The Star, ku thuhej se ai nuk kishte as armë, asnjë motiv, asnjë provë fizike që e lidhte atë me krimin, asnjë dëshmi, madje ai as që njihte asnjërin nga viktimat. /tesheshi