1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kryengritësit sirianë e marrin një bazë ajrore

Më të lexuarat

Një grup monitorues opozitar ka thënë se rebelët sirianë e kanë marrë nën kontroll një bazë ajrore me rëndësi në krahinën veriore të Alepos, pas një beteje të gjatë.

Observatoriumi Sirian për të Drejtat e Njeriut i vendosur në Britani, ka thënë se baza ajrore Minnigh, është në kontrollin e kryengritësve.

Kryengritësit kanë qenë duke luftuar kundër regjimit të presidentit, Bashar al Assad, në bazën Minnigh për tetë muaj.

Ofenziva ka qenë pjesë e përpjekjeve për t’ia pamundësuar regjimit kriminal të Asadit për ta përdorur bazën për sulme ajrore kundër zonave që kontrollohen nga forcat opozitare.

Minnigh gjendet në veri të Alepos, në afërsi të kufirit me Turqinë dhe shërben si bazë për helikopterë luftarak.

Kryengritësit tashmë e kanë marrë në kontroll aeroportin ushtarak Al Jarrah dhe bazën 80 që të dyja në krahinën Alepo./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit