Asnjë nga ne nuk fle pa u mbuluar me batanije ose jorgan. Megjithëse gjatë historisë shtrati ishte një luks i rezervuar për të pasurit dhe të fuqishmit, si mbretërit dhe tregtarët, batanija dhe jorgani ishin gjë universale dhe përdoreshin nga të gjithë pa dallim.
Por shkenca jep arsyet e saj se pse gjithmonë mbulohemi kur flemë?
Sipas shkencëtarëve, kur flemë thelbësore është temperatura e trupit dhe batanija ose jorgani na nevojiten për të ndaluar dridhjet e trupit.
Jorgani ruan temperaturën e trupit dhe mbron atë nga ftohja.
“Shanset janë që ne jemi rritur duke fjetur të mbuluar me batanije”, tha drejtor i klinikës së pagjumësisë në Qendrën e Disorderit të Gjumit të Unitetit në Rochester të Nju Jorkut, Alice Hoagland.
Ai shton se gjumi mbuluar me batanije dhe jorgan i ndihmon shumë pacientët që vuajnë nga ankthi dhe pagjumësia. Sipas tij, një ndër arsyet kryesore është se batanijet dhe jorgani e bëjnë pacientët që të ndihen më të sigurt dhe rrisin nivelin e serotinës së trurit. /Abresh