8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Asnjë padi për huliganët që rrahën adoleshentin

Më të lexuarat

Huliganët që rrahën Jusuf Islamin fundjavën e kaluar nuk janë as në polici, as në gjykatë!

Edhe pse policia u lavdërua me kapjen e 7 huliganëve dhe zbardhjen e shpejtë të këtij rasti brutal, dhunuesit janë lëshuar menjëherë pas marrjes në pyetje në stacion policor. Policia thotë se ka dorëzuar materialin në Prokurorinë Themelore të Shkupit dhe këtu kanë përfunduar kompetencat e saj lidhur me këtë rast. Megjithatë, në komunikimin zyrtar me Prokurorinë e Shkupit, Alsat M mëson se deri tani ,në prokurori nuk ka mbërritur ndonjë lëndë në lidhje me rrahjen e Jusuf Islamit në lagjen Aerodrom. Eksperti juridik Naser Raufi, situatën e tillë të hedhjes së fajit mes policisë dhe prokurorisë e sheh të dyshimtë.
“Nuk është sipas meje e mundshme që prokuroria të mos ketë informacion apo të mos jetë e involvuar në këtë rast. Policia sipas ligjit është e detyruar që këtë lëndë tërësisht t’ia dorëzojë prokurorisë, për ta proceduar te vetë gjyqi dhe këtu mbaron edhe detyra e MPB-së, me atë që ia dorëzon si lëndë prokurorisë”, deklaroi Naser Raufi, ekspert juridik.
Raste të tilla si thyerja e nofullës dhe lëndime të tjera të rënda ndaj Jusuf Islamit, trajtohen si vepra penale “shkaktim i lëndimeve të rënda trupore”, që sipas Kodit Penal dënohet me burg nga 6 muaj deri 5 vjet. Nëse lëndimet shkaktojnë probleme apo shenja të përjetshme, siç mund të ndodh tek Jusuf Islami, atëherë vepra e njëjtë dënohet me burg nga 1 deri 10 vjet. Sipas Raufit në vepra të tilla penale, zakonisht caktohet masë paraburgimit. Si krahasim, ai përmend protestat e shqiptarëve të muajit mars, kur dhjetëra personave mes tyre edhe të mitur, iu caktua masa e paraburgimit.
“Vetëm një krahasim e kemi me lëndën e protestës që u zhvillua në muajin mars. Ju e dini që të gjithë të involvuarit dhe të akuzuarit ishin në masë të paraburgimit. Bile pa marrë parasysh, vetëm si dyshim, vetëm involvimin e një personi, të gjithë shkruan në paraburgim dhe të gjitha dënimet ishin efektive. Mendoj si krahasim kur në atë rast që është shumë më i lehtë se ky rast, kur 10-12 persona, pavarësisht a janë të mitur apo jo, sulmojnë një person, dhe duke marrë parasysh motivin, që sipas të dëmtuarit ka qenë përkatësia etnike, mendoj se duhej të kishte paraburgim, si preventivë gjenerale dhe individual”, tha Naser Raufi, ekspert juridik.
Ndërkohë nga Ministria e Drejtësisë thonë se po e ndjekin rastin e rrahjes brutale. Ata nuk komentojnë mos-caktimin e paraburgimit për sulmuesit, por theksojnë se kjo nuk do të lehtësojë dënimin e tyre.
“Ministria e Drejtësisë, në bazë të kompetencave për shkak të zbatimit të drejtë të ligjeve, me vëmendje të veçantë, e ndjek zbatimin e ligjit në procedurat paragjyqësore dhe gjyqësore. Në lidhje me shqiptimin e masës së paraburgimit për personat e mitur të përfshirë në këtë vepër penale, vendos gjyqi hetues në bazë të propozimit të prokurorit gjatë zhvillimit të hetimit”.
Deri tani ende nuk dihet nëse rasti i rrahjes së Jusuf Islamit do të procedohet si kallëzim penal apo kundërvajtje, edhe pse bazuar në Kodin Penal dhe gjendjen faktike, ka më tepër elemente për procedim penal të këtij rasti./infoglobi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit