-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Sulmohet imami i një xhamie në Vojvodinë

Më të lexuarat

Kryeimami i Vojvodinës Muhamed Zilkic, ka dënuar sot sulmin që ka ngjarë ndaj imamit Fikret Delic në Novo Sello të Backos.
Sipas një komunikate për shtyp të Bashkësisë Islame në këtë krahinë të Serbisë, policia ka gjetur një bombë në shtëpinë e sulmuesit Dragan Z., i cili kishte kërcënuar se pret me padurim që të ndërtohet xhamia e re në këtë lokalitet, për ta hedh atë ne erë, dhe për t’i “djeg për së gjalli imamin Delic”, transmeton Rel.

“Këto ngjarje po prishin paqen dhe harmoninë të cilën e kanë ndjerë deri më tani myslimanët në Vojvodinë”, thuhet në komunikatën e Bashkësisë Islame të Vojvodinës, e cila thirr për qetësi.

Dy ditë më parë, në Novo Sello të Backos, ka ngjarë sulmi i parë verbal dhe fizik ndaj imamit Fikret Delic.

Sipas agjencisë beta, Dragan Z. gjatë këtij incidenti kërcënoi Delicin se do ta varr e pas kësaj do t’i hedh një bombë në shtëpi.

Thuhet po ashtu se i dyshuari ka kërcënuar se “Backo do të jetë Srebrenica e re” dhe se të gjithë myslimanët e këtij rajoni do të hetojnë “thikën serbe, si përsëritje të viteve të nëntëdhjeta”, por se këtë herë “do të jetë edhe më keq”.

Pasi intervistimit të imamit të sulmuar, policia serbe ka bastisur shtëpinë e Dragan Z. ku ka gjetur edhe mjetin shpërthyes që besohet se do të përdorej në sulmin ndaj Delic dhe në xhaminë e cila po ndërtohet në këtë lokalitet. /kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit