Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Alksandar Vulin, ka thënë se nuk do të zbatohet asnjë marrëveshje me Prishtinën nëse rol ekzekutues nuk ka EULEX-i.
Këtë deklaratë ai e dha për agjencinë serbe Tanjug, gjatë vizitës së tij në Prizren.
“Asnjë marrëveshje nuk është e vlefshme në qoftë se nuk ka rol ekzekutiv të EULEX-it. EULEX-i në Kosovë nuk ka ardhur me vullnetin e Prishtinës, por të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të Republikës së Serbisë dhe nga Kosova vetëm ashtu mund të shkojë”, ka thënë ai.