1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

“Mëkatet“ e Elvis Naçit

Më të lexuarat

Nuk kam dëgjuar aq shumë ligjërata të Elvisit sa dëgjova këto dy ditë për të kapur nëse vërtetë e ka thënë në kontekstin që u përfol? Dëgjova aq shumë lavdërime për femrën në përgjithësi, e krahasuar me parajsën, nën këmbët e saj parajsa. E të them të drejtën t’i kishe thënë pas këtij “skandali” qe t’u zbulua pas dy vitesh do mendoja se ke dashur të rregulloje atë që ke thënë. Por ligjëratat e tua janë prej vitesh, e qëndrimet e tua dihen në mbarë shqiptarinë.

Ajo që më bën përshtypje është qetësia dhe gjuha jote miqësore e këtyre ditëve edhe pse dikush tjetër mund të mërzitej e të shpërthente në akuza për ata që e kritikojnë, po jo ti se bëre jo! I ke vënë në pozitë të vështirë ndaj femrës sepse aq shumë e lavdëron ti, sa nuk munden t’ia japin të drejtat që meritojnë si nënë, si bashkëshorte, si motër, si vajzë…
Nuk dëgjova në asnjë video gjuhë të urrejtjes por vetëm të bashkimit, të dhembshurisë për jetimin, për të varfërin, për nevojtarin. Burim i shembullit të bamirësisë, mjafton të vizitosh faqen tënde në FB.
Të kërkoj ndjesë që po të përmend emrin, por nuk munda të hesht për mëkatet e tua.
Ti Elvis ke “mëkatuar” kur hape mencën sociale, ushqen njerëz të moshës së tretë. Ushqen nënat tona në moshë, mbase dikush që çirret për të drejtat e gruas e ka harruar aty nënën ose ndonjë nuse e ka përzënë, si efekte të modernizmit.
Menca që ti ushqen të varfërit nuk u bë lajm. Asnjë nuk shkruajti edhe kishe video që u pa nga 1milion e 700 mijë shqiptarë.

Ke një mencë sociale për fëmijët që vijnë nga fshatrat e thella të Krrabës, aty ka shumë vajza, u ke vendosur transport që të mos mungojnë në shkollë, hajnë drekë falas, i ke vendosur dhe mësuese të bëjnë detyrat. Ne të kritikojmë e ti “dhunuesi” i grave i jep mundësi të shkollohen sa më mirë për t’i integruar ato vajza të lëna në harresë në shoqëri. Në këtë shoqëri këto quhen mëkate. Ti vazhdon të “mëkatosh” duke ndihmuar me ushqime jetimët çdo muaj, mes tyre shumë vajza, u blen artikujt shkollorë, që tua lehtësosh atyre të qenurit pa prindër. Mes jetimëve ka shumë nëna të reja që nuk kanë asnjë mundësi t’i ushqejnë fëmijët e tyre, e ti u bëhesh shpresë… Ti vazhdon të “mëkatosh” duke ndihmuar pensionistë, mes tyre shumë nëna duke u çuar ushqime, i viziton, rri me ta, u qan hallin…

Videot e tua kanë nxitur shumë shqiptarë t’i shtrijmë dorën e bamirësisë dhe ndihmesës për njëri tjetrit, por nuk janë lajm. Lajm është kur vritet dikush, jo kur shpëtohet një jetë, lajm është kur rrihen dy deputetë në studio, jo kur ushqen qindra të varfër, ndaj sot pas shumë përpjekjeve e “gjetëm diçka” edhe për ty, se ne “engjëjt” nuk i durojmë dot “mëkatet” e tua Elvis…
Përshtati: E.Z

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit