2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Numri i regugjatëve sirianë të strehuar në Turqi arrin në …

Më të lexuarat

Departamenti i Kryeministrisë turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD) dha informacione lidhur me gjendjen e fundit të sirianëve të strehuar në Turqi për shkak të dhunës në vendin e tyre.

Krahas 14 kampeve me çadra dhe 6 qytete me kontejnerë, për refugjatët sirianë janë hapur qendra strehimi edhe në qytetet Kilis, Mallatja e Mardin. Në këto kampe refugjatëve sirianë u jepet çdo ditë 3 vakte ushqim i ngrohtë.

Për sirianët e strehuar në Turqi jepen shumë shërbime duke filluar nga arsimi, shëndeti, obligimet fetare madje edhe komunikacion dhe shërbime bankare.

Deri më sot në 526 klasa u është dhënë mësim gjithsej 27 mijë e 640 fëmijëve sirianë. 1 milionë e 200 mijë sirianë kanë marrë shërbime shëndetësore në poliklinika, ndërkohë që janë realizuar edhe 4 mijë e 984 lindje.

Deri më sot në Turqi kanë hyrë gjithsej 345 mijë 352 qytetarë sirianë, nga të cilët 144 mijë e 285 janë rikthyer në Siri. /trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit